Apple zbulon aksidentalisht një imazh të iPhone 6C

Publikuar më: 23-05-2015

ff88c2b7-8ba6-4de7-9e95-6547014887bb-620x372Mesa duket Apple ka sapo ka zbuluar pasardhësin e smartfonit më të lirë të kompanisë, iPhone 5C, tashmë paisur edhe me një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Në një imazh të përdorur nga Apple për të reklamuar karikuesin valor të smartfonëve të kompanisë shfaqet një iPhone 5C me një kapak të pasëm në ngjyrë të kuqe por tek butoni kryesor dhe i vetëm i smartfonit vërehet një skaner Touch ID.

dbe5c5fe-5a45-4b28-ab7d-dd0d38bb455a-620x372

Nëse mbani mend, iPhone 5C është modeli që u prezantua nga Apple në 2013 krahas modeli 5S i cili ruante të njëjtat specifika të harduerit të iPhone 5 por me material ndërtimi prej plastike. Natyrisht që ky model nuk kishte një skaner të shenjave të gishtërinjve por butonin tradicional që ishim mësuar të shikonim që nga gjenerata e parë e iPhone gjer tek e pesta.

iPhone 5C nuk u rifreskua me një model të ri pas lançimit të dy modeleve iPhone 6 dhe 6 Plus në shtator të 2014-tës, duke bërë të mendojnë të gjthë se ky eksperiment i kompanisë kishte marrë fund.

9c95ba7d-3551-4850-894b-9cc362f52b04-620x372

Që pas lançimit të iPhone 6 me ekran 4.7 inç, filluan edhe spekulimet nga analistët të cilët sugjeronin prodhim të mundshëm të një version 4 inç me specifikat e iPhone 5S. Prandaj është mëse e mundur që versioni i ardhshëm iPhone 6C të karakterizohet nga një harduer më i lirë por që mund të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve, Touch ID. (PCWorld Albanian)

Apple zbulon aksidentalisht një imazh të iPhone 6C
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)