Apple Watch më në fund mbërrin në dyqane në 26 qershor

Publikuar më: 04-06-2015

apple_watch_passcode-100585323-large

Më në fund i vjen fundi pritjes së fansave të Apple Watch. Kompania ka lajmëruar zyrtarisht se duke filluar që nga 26 qershori, disa modele të Apple Watch do të jenë të disponueshëm në pikat e shitjes së Apple dhe në dyqanet e tjerë të autorizuar. Nuk dihet ende se për cilët modele specifikë bëhet fjalë por mund t’ju themi se kombinimet mes orëve inteligjente dhe rripave janë të shumtë.

Apple Watch u bë e disponueshme për porositje online në datën 10 prill por vetëm tani konsumatorët mund ta blejnë atë në dyqane fizikë. Si fillim u deklarua se ky produkt do të shitej në dyqane të caktuara të nivelit të lartë dhe butik prestigjoz që në datën 24 prill por kompania e shtyu këtë lancim. Por të apasionuarit pas Apple Watch kanë pasur mundësi ta porosisnin atë online dhe sipas tyre Apple ka bërë një punë goxha të mirë me dërgesat. Zëvëndës presidenti i operacioneve në Apple u shpreh në një deklaratë për shtyp se produkti kishte mbërritur tek porositësi në më pak se dy javë.

Apple akoma nuk ka bërë publik ndonjë raport zyrtar për shitjet e kësaj ore inteligjente por analistët kanë raportuar se numri i shitjeve ka qënë goxha i lartë. Kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë tani që Apple Watch do të jetë e disponueshme për tu blerë në dyqane. Përvec disponueshmërisë, kompania raportoi se produkti në fjalë do të mbërrijë dhe në 7 shtete të reja që nga 26 qershori ku përfshihen Italia, Meksiko, Singapor, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Taivani. (PC World Albanian)

Apple Watch më në fund mbërrin në dyqane në 26 qershor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)