Apple Watch ka shkaktuar djegje në lëkure tek disa përdorues

Publikuar më: 12-07-2015

b3cbaf444ba3d9c03993796947ce379db0c85e53

Pajisjet inteligjente që vishen e sjellin më afër se kurrë teknologjinë pranë trupit tonë. Duke qënë se këto pajisje vendosen kaq afër me trupin atëherë dhe dëmtimet që ato mund të shkaktojnë në trupin e përdoruesit janë të më të mëdha.

Është e habitshme të themi por një pajisje e teknologjisë së lartë, Apple Watch është raportuar se ka shkaktuar djegje në lëkurën e përdoruesve të saj.

Paula Cerutti ishte përdoruesja e parë që raportoi diçka të tillë. Ajo u shpreh se gjatë kohës që ishte duke u stërvitur ndjeu sikur diçka po i digjte lëkurën në pjesën e kyçit. Më pas ajo vuri re se ora i kishte lënë shenja djegje në lëkurë dhe ajo ishte shumë e nxehtë. Cerutti u ankua për dëmtim të ndodhur në profilin e saj në Twitter ku shpërndau dhe një foto të lëkurë së saj të dëmtuar. Për më tepër ajo shtoi se Apple nuk i kishte ofruar mbështetje për këtë gjë.

Por dhe përdorues të tjerë të Apple Watch duek përfshirë dhe një zhvillues të platformës iOS, patën të tilla dëmtime dhe postuan foto në profilet e tyre në rrjete sociale. Probleme të tilla, sidomos nga orë më rripa silikoni kanë ndodhur dhe më parë tek përdoruesit e Fitbit. Ndërkohë që kompania Apple nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë problem edhe pse në faqen mbështetëse të Apple Watch përmendet irritimi i lëkurës si një problem i mundshëm. (PC World Albanian)

Apple Watch ka shkaktuar djegje në lëkure tek disa përdorues
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)