Apple vijon të udhëheqë tregun në rënie të tabletëve

Publikuar më: 02-11-2016

ipad-macbook-apple-100690767-largeShitjet e tabletëve vijojnë rënien e parashikuar e madje as iPad Pro nuk mund të bënte gjë për ta përmirësuar situatën.

Apple, Samsung, Amazon dhe të tjerë prodhues tabletësh shitën vetëm 43 milion njësi përgjatë tre mujorit të tretë të 2016-tës njoftoi firma analitike IDC. Kjo statistikë përfaqëson një rënie me 14.7% nga vit në vit.

Analistët e IDC-së thotë se shkaku kryesor është mbipopullimi i tregut me laptopët 2n1. Për Apple edhe pse iPad Pro ishte produkti që kompania e shikonte si një prej shpëtimtarëve të saj, me kalimin e kohës provoi se iPad Air dhe iPad mini do të vijojnë të jenë tabletët më të shitur të kompanisë.

Megjithatë Apple akoam është lideri i tregut pavarësisht rënies me 6.2%. Samsung, Lenovo dhe Huawei janë gjithashtu lojtarë të fuqishëm në këtë sektor të cilët gjithashtu panë rënie të shitjeve.

Tableti TabPro S edhe pse mori vlerësimet më të larta, sipas IDC është një tablet jo kompetitiv. I vetmi prodhues që pati rritje të shitjeve ishte Amazon me shifra rekord prej 319% më shumë shitje se vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Apple vijon të udhëheqë tregun në rënie të tabletëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)