Harduer

Apple ul çmimet e kabllove dhe aksesorëve USB-C dhe Thunderbolt 3

Nov 7 2016
0 Shpërndarje
Apple ul çmimet e kabllove dhe aksesorëve USB-C dhe Thunderbolt 3

4096Apple ka ulur çmimet e një numri aksesorësh USB-C dhe Thunderbolt 3 pas lançimit të modelit të ri MacBook Pro i cili u kritikua ashpër për mungesën e portave të tjera përtej portave standarte USB.

Çmimet për adapterat USB-C të Apple janë ulur me afro 50%. Kompania gjithashtu uli çmimet me 25% të ekraneve 4K dhe 5K ndërsa lexuesi i kartave SD shënoi rënie me 40%.

Modeli i vjetër Retina përmbante porta USB-A, një portë SD, një portë HDMI dhe një numër portash Thunderbolt 2. Shumë përdorues u ankuan se tani duhej të merrnin më shumë kabllo me vehte.

Të kesh katër porta USB-C është fantastike. Të kesh vetëm katër porta USB-C do të thotë të jesh më pak i zhdërvjellët dhe ka gjasa që të mos keni kabllon e duhur në momentin kur keni nevojë.

Apple reagoi menjëherë duke thënë se për të ndihmuar konsumatorët e saj në shfrytëzimin e teknologjive më të fundit do të ulë çmimet e të gjithë aksesorëve USB-C dhe Thunderbolt 3.

Mungesa e portave konvencionale është vetëm njëra anë e monedhës. Shumë përdorues janë ankuar për memorjen RAM të MacBook Pro i limituar në vetëm 16GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>