Apple ul çmimet e iCloud globalisht. 1 TB për 9.99 dollar në muaj

Publikuar më: 17-09-2015

14289-9701-14216-9569-icloud-multidevice2015-l-lApple ka ulur çmimet e shërbimit të saj cloud, iCloud. Kompania na vuri në dijeni për ndryshimet e reja kur prezantoi iPhone 6S-në. Ndryshimet hynë në fuqi globalisht së bashku me debutimin e iOS 9.

Apple ka vijuar traditën e saj të ofrimit të 5GB falas në iCloud por që ka hequr kapacitetet 20GB dhe 500 GB. Si rezultat tani kompania ofron 50GB për 99 cent, 200 GB për 2.99 dollar dhe 1 TB për 9.99 dollar.

Ndryshimet e reja të çmimeve e sjellin iCloud më afër konkurrentëve si Google Drive, Microsoft OneDrive dhe Dropbox. Megjithatë Microsoft dhe Google ofrojnë 15 GB hapësirë falas.

Microsoft tarifon 1.99 dollar për 100GB, 3.99 dollar për 200GB, 6.99 dollar për 1TB në OneDrive. Google ofron 100GB për 1.99 dollar, 1 TB për 9.99 dollar, 10 TB për 99 dollar, 20TB për 199.99 dhe 30TB për 299.99 dollar. Ndërsa Drobox vijon të tarifojë 9.99 dollar për 1TB. (PCWord Albanian)

Apple ul çmimet e iCloud globalisht. 1 TB për 9.99 dollar në muaj
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)