Apple thotë se loja “Liyla dhe Hijet e Luftës” me personazh kryesor një fëmijë palestinez, nuk është lojë

Publikuar më: 20-05-2016

palestinegameKrijuesi i një loje e cila në qendër të vëmendjes ka përpjekjet për mbijetesë të një fëmije palestinezsë bashku me familjen e tij në rripin e Gazas tha se titulli i lojës është refuzuar nga seksioni i lojërave në dyqanin e aplikacioneve App Store të iOS sepse “përmban një qëndrim politik” sipas Apple.

Liyla dhe Hijet e Luftës aktualisht listohet në Google Play si një lojë aventure dhe përmban vendime të vështira, evente dhe sfida sipas përshkrimit të lojës. Krijuesi me origjinë palestineze cicëroi në Twitter mesazhin e refuzimit nga Apple ku thuhet se titulli “nuk ishte i përshtatshëm për kategorinë e lojërave” dhe se do të ishte “më e përshtatshme që aplikacioni të shfaqet në seksionin lajmeve ose referencave.”

Ky mesazh nuk hyri në detaje se çfarë Apple konsideron “Lojë” dhe çfarë “Lajm”, por ndryshimet në udhëzuesin e App Store në 2010-tën kanë ndikuar dukshëm në qasjen e kompanisë ndaj aplikacioneve.

Kjo paqartësi ka shkaktuar kontrakdita të shumta. Naomi Clark shkruante në Twitter se Israeli Heroes, një klon i Angry Birds i cili dërgon predha tek avionë bombardues të huaj, aktualisht listohet në App Store si lojë. Megjithatë një numër i konsiderueshëm lojërash me togëfjalëshin “Civil War” u larguan nga App Store sepse përmbanin një flamur konfederate.

Janë të shumtë shembujt e refuzimeve të ngjashme nga Apple. Një aplikacion i “gazetarisë së realitetit virtual” lidhur me vrasjet e Fergusonit nga policia u refuzua sepse subjekti ishte i papërshtatshëm sipas Apple. Gjithashtu janë refuzuar lojëra përshkruese të luftës civile në Siri. (PCWorld Albanian)

Apple thotë se loja “Liyla dhe Hijet e Luftës” me personazh kryesor një fëmijë palestinez, nuk është lojë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)