Apple tërheq përditësimin iOS 9.3 në produktet e vjetra. Shkak problemet e aktivizimit

Publikuar më: 25-03-2016

iPhone-5s-5Apple përkohësisht ka tërhequr përditësimin iOS 9.3 për paisjet e vjetra për shkak të problemeve të shfaqura me aktivizimin e tyre.

Në uebfaqen e suportit Apple bëri të ditur se paisjet e prekura ngecnin në fazën e aktivizimit për një arsye të thjeshtë: përdoruesve u kërkohej që të rivendosnin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe nuk është çudi që shumica e tyre të mos i mbajë mend.

Produktet e prekura janë: iPhone 4S, 5, 5C, 5S, iPad 2, 3, 4 dhe iPad Air. Për fat të mirë në faqen e mbështetjes nuk është përmendur iPad Mini apo iPod Touch ndërsa në llogarinë e mbështetjes në Twitter ato janë listuar si pjesë e produkteve që po shfaqin problemin në fjalë.

Ndërsa kompania bëri të ditur se po punon për të gjetur një zgjidhje, Apple sugjeron që të resetoni fjalëkalimin dhe të çaktivizoni funksionalitetin e aktivizimit përmes iCloud.com. Apple premtoi një përditësim posaçërisht për të adresuar këtë problematikë në ditët në vijim. (PCWorld Albanian)

Apple tërheq përditësimin iOS 9.3 në produktet e vjetra. Shkak problemet e aktivizimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)