Apple tërheq nga tregu disa përshtatës elektrik të shitur në Europë

Publikuar më: 28-01-2016

Screen-Shot-2016-01-28-at-10.50.56-AM-640x283Apple ka kërkuar nga konsumatorët e saj të rikthejnë dy modele përshtatësish elektrik për Mac dhe iPad sepse rrezikojnë të pësojnë shok elektrik.

Bëhet fjalë për disa përshtatës elektrik të shitur përgjatë periudhës 2003-2015 në Europë, Australi, Zelandë të Re, Kore, Argjentinë dhe Brazil. Përshtatësit e shitur në SHBA, Britani, Kanada, Japoni dhe Kinë nuk janë pjesë e kësaj fushatë që do të thotë se janë të sigurtë.

Përdoruesit mund ti dallojnë këto përshtatës sepse në pjesën e brendshme ku realizohet kapja e kabllot ka një shkrim me katër ose pesë karaktere. (PCWorld Albanian)

Apple tërheq nga tregu disa përshtatës elektrik të shitur në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)