Apple do të shpërblejë hulumtuesit e sigurisë me shuma deri në 200,000 dollar

Publikuar më: 05-08-2016

Apple zbuloi ditën e djeshme për të ofruar shpërblime me vlerë deri në 200,000 dollar për hulumtuesit të cilët zbulojnë dobësi kritike në produktet e saj duke u bërë kështu pjesë e qindra kompanive të cilat paguajnë për zbulimin e problemeve të sigurisë në produktet e tyre.

Prodhuesi i iPhone dhe iPad zbuloi planet për agjensinë e lajmeve Reuters përpara se ta zbulonte publikisht në konferencën Black Hat në Las Vegas. Programi do të jetë fillimisht i limituar vetëm për 200 hulumtues të cilët Apple do ti ftojë të identifikojnë problemet e sigurisë në pesë kategoi specifike.

Këta hulumtues janë përzgjedhur në mesin e një grupi ekspertësh të cilët në të kaluarën kanë ndihmuar Apple të identifikojë problemet dhe që nuk janë shpërblyer si duhet për kontributin e dhënë.

Kategoria më e mirë ofron shpërblim deri në 200,000 dollar për dobësitë e zbuluara në ndezjen e sigurtë e cila parandalon programet e paautorizuara të hyjnë në funksion gjatë ndezjes së paisjes iOS.

Të tilla shpërblime aktualisht ofrohen nga kompani të ndryshme si Facebook, Google, Microsoft, Tesla dhe Yahoo. Microsoft i cili ka shpërblyer me më shumë se 1.5 milion dollar hulumtuesit e sigurisë që kur programi debutoi 3 vite më parë, pagesën më të lartë e ka në vlerën e 100,000 dollarëve. Por jo të gjitha kompanitë shpërblejnë në këtë formë. Facebook përshembull ka shpërblyer hulumtuesit e sigurisë me 4 milion dollar përgjatë pesë viteve të fundit me një pagesë mesatare prej 1,780 dollar.

Gjatë muajit Mars Facebook pagoi një djalosh 10 vjeçar nga Finlanda me 10,000 dollar i cili kishte zbuluar një mënyrë sesi të fshijë komentet e përdoruesve nga Instagram. (PCWorld Albanian)

Apple do të shpërblejë hulumtuesit e sigurisë me shuma deri në 200,000 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)