Apple do të prezantojë një anëtar të ri të familjes “Pro” të iPad, modelin 7.9 inç

Publikuar më: 04-10-2016

486164-ipad-pro-2Shitjet e tabletëve iPad nuk janë aty ku duhet të ishin. Me debutimin e iPad Pro 12.9 inç dhe iPAd Pro 9.7 inç, është mëse e qartë e ardhmja e iPad dedikuar profesionistëve.

Raportohet se Apple është duke konsideruar lançimin e një modeli tjetër të linjës Pro, me ekran 7.9 inç ndërsa modeli 9.7 inç të zëvendësohet nga një 10.1 inç shkruan një blog japonez dedikuar produkteve të Apple.

iPad Mini Pro do të ketë të gjitha funksionet të cilat e bëjnë një tablet të vërtetë për profesionistët që nga ekrani me teknologjinë “True Tone” tek konektori magnetik për lidhjen e aksesorëve, kamera 12 megapiksel dhe katër mikrofonët.

Përditësimi i fundit i iPad Mini ka qenë modeli Mini 4 në 2015-tën. Ndërkaq modeli 10.1 inç me shumë gjasa do të paiset me ekran me rezolucion më të lartë sesi 9.7 inç. Dhe më e rëndësishmja, të gjitha modele e reja iPad Pro do të ruajnë portën 3.5 mm të kufjeve. Sipas blogut japonez, paisjet e reja vinë në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Apple do të prezantojë një anëtar të ri të familjes “Pro” të iPad, modelin 7.9 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)