Lajmet

Apple shet iPhone të ripërtërirë deri në 120 dollar më lirë sesa modelet e reja

Nov 9 2016
0 Shpërndarje

refurbishediphone6s-800x268Apple ka përditësuar dyqanin online të paisjeve të ripërtërira dhe tashmë mund të gjeni edhe modelet më të fundit të iPhone në një kosto disaherë më të ulët nga vetë Apple.

Aktualisht iPhone 6S dhe 6S Plus kushtojnë 449 dollar dhe 529 dollar respektivisht dhe janë të disponueshëm në një varietet ngjyrash dhe kapacitetesh.

Këto çmime janë deri në 120 dollar më të ulëta sesa çmimi i një iPhone 6S dhe 6S Plus të ri të cilët kushtojnë 549 dollar dhe 649 dollar për modelin 32GB. Të gjitha modelet janë të shkyçura dhe funksionojnë me të gjitha kartat.

Pavarësisht se Apple ka ofruar iPad dhe kompjutera Mac në dyqanin e tyre të paisjeve të ripërtërira, asnjëherë më parë nuk ka shitur iPhone. Ata që dëshironin të blinin iPhone me kosto të lirë duhej të prisnin një distributorët ti blinin fillimisht.

Të gjitha produktet që shet Apple në këtë dyqan kanë 1 vit garanci. Kanë bateri të reja dhe kasë të re të padëmtuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>