Apple shet 1 miliard iPhone, vijon rënia e të ardhurave

Publikuar më: 28-07-2016

tim_cook_billionth_iphoneShefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook u tha investitorëve se realiteti i shtuar (augmented reality) premton shumë në të ardhmen dhe se kompania po investon fuqishëm në këtë teknologji.

Komenti u bë gjatë diskutimeve për rezultatet financiar të tre mujorit të dytë të 2016-tës për periudhën që mbyllet më 30 Qershor përgjatë të cilit kompania kishte gjeneruar 42.4 miliard dollar të ardhura, një rënie me 15 % nga vit në vit.

Ky është tre mujori i dytë me radhë që Apple raporton rënie të ardhurash pas një rritjeje kolosale e pandërprerë që nga 2003. Megjithatë rezultatet financiare të kompanisë ishin më të mira sesa pritej çka shënoi rritje të aksioneve me 5%.

Rënia e të ardhurave iu atribua rënies së shitjeve të iPhone të cilët gjenerojnë 2/3 të të ardhurave të kompanisë. Apple shiti vetëm 40.4 milion iPhone nga 51.2 milion të shitur tre mujorin paraardhës. Çmimi mesatar i një iPhone ka rënë nga 642 dollar në 595 dollar. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe ekonomia në rënie e Kinës ku shitjet në këtë vend ranë me 33.1 % nga 112.4 % rritje që ishte vitin e kaluar.

Megjithatë Apple gjen hapësira për entuziasëm ndërsa ditën e sotme zbuloi se kishte shitur plot 1 miliard iPhone nga modeli i parë gjer tek iPhone 6S. Apple vijon të jetë kompania më e madhe në botë me njj vlerë tregu prej 520 miliard dollar. Fitimi i tre mujorit të fundit llogaritej në shifrat e 7.8 miliard dollar, po aq sa kushton i gjithë Spotify. (PCWorld Albanian)

Apple shet 1 miliard iPhone, vijon rënia e të ardhurave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)