Apple shënon rënie të ardhurash për herë të parë pas 13 vitesh

Publikuar më: 27-04-2016

untitledAksionet e Apple ranë dukshëm ditën e Marte pasi kompania raportoi rënie të shitjeve me 13 % për tre mujorin e parë të 2016-tës. Kjo është hera e parë në 13 vite që kompania më me vlerë në botë shënon rënie të shitjeve të produkteve të saj.

Rënia e të ardhurave në vetëm 50 milion krahasuar me 53 miliard një vit më parë nxiti zhvlerësimin e aksioneve me 7% të kompanisë. Apple parashikoi që kjo rënie të vijojë duke parashikuar 41 miliard dollar të ardhura nga 43 miliard që ishin një vit më parë.

Apple kishte paralajmëruar investitorët më parë për këtë rënie. Shitjet e iPhone përbëjnë 2/3 e të ardhurave të kompanisë e cila ka shitur 16 % më pak njësi sesa vitin e kaluar duke rezultuar me 18 % më pak të ardhura nga ky sektor.

Untitled251.2 milion IPhone të shitur gjeneruan 32.9 miliard dollar të ardhura. Një vit më parë këto shifra ishin në 61.2 milion njësi të shitura dhe 40.3 miliard dollar të ardhura. Kjo rënie i atribohet më së shumti ekonomisë kineze dhe zhvlerësimit të monedhës vendase.

Pavarësisht kësaj situate, shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook u shpreh: “E ardhmja e Apple është e ndritur” duke premtuar se kompania ka disa “invovacione” gati për ti bërë publike. Një nga këto produkte me inovacionet në fjalë besojmë se do të jetë iPhone 7 dhe bazuar në raportimet e kaluara telefoni do të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Megjithatë teksa u hedhim një sy disa fakteve historike mësojmë se kjo është hera e parë që shitjet e produkteve të Apple shënojnë rënie që nga 2003. Atë kohë iPhone nuk ekzistonte fare. Apple shiste kompjuterat Power Mac dhe iPod. Ishte pikërisht viti kur ITunes debutoi për të sjellur revolucionin në biznesin e muzikës. (PCWorld Albanian)

Apple shënon rënie të ardhurash për herë të parë pas 13 vitesh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)