Apple rregullon problemin e aktivizimit të iPhone me një version të ri të iOS 9.3

Publikuar më: 29-03-2016

apple-ios-9-siri-updateApple ka publikuar një version të ri të iOS 9.3 vetëm për modelet e vjetra të pas problemeve të shfaqura me proçedurën e aktivizimit të telefonit, një përditësim të cilin iPad e mori javën e kaluar.

Versioni i ri cili gjithashtu quhet iOS 9.3 dhe adreson vetëm problemin e aktivizimit i cili la disa paisje të bllokuara përsa kohë përdoruesit nuk mbanin mend ID e Apple dhe fjalëkalimin lidhur me telefonin.

Pasi e tërhoqi javën e kaluar, tani ky version i ri është i disponueshëm për tu shkarkuar drejtpërdrejtë nga telefoni ose edhe përmes iTunes në desktop. Apple më parë rekomandonte që përdoruesit të qaseshin në iCloud.com nga një kompjuter dhe të restonin fjalëkalimin.

Por pavarësisht këtij rregullimi, versioni i ri i iOS 9.3 akoma nuk adreson dështimin e aplikacioneve Mail, Messages dhe Safari gjatë klikimit të lidhjeve. Konsumatorët janë ankuar për këtë problem në rrjetin social Twitter por edhe komunitetin e mbështetjes së Apple në uebfaqe.

Apple njihet për linjën e saj të produkteve të konsoliduara por jo pak herë edhe pse në faza të gjata testimi beta, versioni final i iOS ka rezultuar problematik. Rast konkret është iOS 8 e cila detyroi kompaninë të publikonte version pas version për të rregulluar problemet e vazhdueshme që shfaqeshin. (PCWorld Albanian)

Apple rregullon problemin e aktivizimit të iPhone me një version të ri të iOS 9.3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)