Apple rifreskon linjën e iPod-ëve dhe përmirëson iPod Touch

Publikuar më: 16-07-2015

13589-8508-Screen-Shot-2015-07-15-at-30748-PM-lEdhe pse iPod-ët nuk janë më aq të pranishëm në treg sa në fillimet e tyre, Apple ka treguar se nuk e ka tërhequr plotësisht vëmendjen nga këto produkte. Së fundmi kompania ka sjellë një sërë modelesh më ngjyra të reja të linjës iPod dhe ç’është më e rëndësishmja ka aplikuar përmirësime të ndjeshme në iPod Touch.

Modelet e reja janë të disponueshme në ngjyrë blu të errët, rozë dhe floriri përkrah atyre aktualëve në ngjyrë të kuqe, të zezë dhe argjendi.

iPod Touch është një tjetër element në të cilin janë aplikuar disa ndryshime. Modelet e rinj janë të pajisur me çipin A8 të Apple me kapacitet 64bit i cili ofron rritje të performancës dhe përshtatje më të mirë me lojrat. Për më tepër është i pranishëm dhe M8, një lloj proçesori që gjurmon aktivitetin fizik. Përsa i përket kamerës, ajo tanimë është 8 megapiksel. Të gjitha këto përmirësime e sjellin iPod-in më pranë iPhone 6. Modeli 16Gb i iPod-it kushton duke filluar që nga 199 dollar ndërsa modeli 128GB kushton plot 399 dollar.

iPod Touch ka tre vite që nuk ka pësuar ndryshime, kjo tregon se tashmë është e qartë që kjo linjë pajisjesh nuk është më primare për kompaninë Apple. Sigurisht që përditësimi i ri është një lajm i mirë për fansat dhe ata që ende vazhdojnë të kenë një iPod dhe ta përdorin atë por jo vetëm, ka akoma shumë zhvillues që ndërtojnë aplikacione dhe lojra për iPod.

Ka shumë mundësi që një përditësim i tillë të sjellë një rivitalizim të shitjeve të kësaj linje dhe Apple këtë po kërkon. Megjithatë mundësitë që iPod të renditet sërisht si një ‘bestseller’ janë të pakta. (PC World Albanian)

Apple rifreskon linjën e iPod-ëve dhe përmirëson iPod Touch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)