Apple rifreskoi linjën e laptopëve MacBook Pro 15 inç dhe desktopëve iMac Retina 5K

Publikuar më: 19-05-2015

001

Apple ka rifreskuar linjën e laptopëve MacBook Pro dhe kompjuterit 5K iMac. Por le të shohim përtej njoftim të Apple duke ju hedhur një sy nga më afër paisjeve të reja.

Përsa i përket linjës MacBook Pro, e vetmja gjë që ka ndryshuar është zëvendësimi i TrackPad-it me Force Touch, një komponent ky që do e gjeni edhe tek modeli 13 inç. Ky komponent përbëhet nga teknologji të avancuara duke ofruar eksperienca më të mira për përdoruesit gjatë ndërveprimit me sistemin operativ OS X. Një risi është se falë, Force Touch, përdoruesit e një MacBook Pro mund të shtypin me gishta kudo në trackpad për të realizuar një klikim. Por krahas këtyre, Fource Touch zotëron edhe një mori gjestesh të reja të bazuar në presionin e ushtruar.

Gjithashtu që modelet e reja 15 inç MacBook Pro do të kenë një proçesor të ri duke zëvendësuar modelet e vjetra Haswell 22 nanometër me ato Broadwell 14 nanometër. Ndërkohë që përmirësimet e performancës janë modeste në linjën e re Broadwell, kalimi nga arkitektura 22 nm në atë 14 nm do të thotë konsum më të vogël të energjisë dhe jetëgjatësi më të lartë të baterisë. Falë këtyre proçesorëve, një laptop i linjës Macbook Pro 15 inç fiton një orë ekstra jetëgjatësi baterie.

004

Këto laptopë të rinj si standart mermorje do të kenë 16 GB RAM. Sipas Apple, laptopët gjithashtu do të kenë një hapërisë flash 2.5 herë më e shpejta sesa gjenerata e shkuar.

Një tjetër ndryshim ka prekuar grafikat e linjës MacBook Pro duke kaluar nga Nvidia GeForce GT 750M, në AMD Radeon R9 M370X. Sipas Apple ky ndryshim do të sjellë një performancë 80 % më të lartë.

Por mos të harrojmë iMac, i cili gjithashtu është rifreskuar për nga specifikat. Modeli i ri karakterizohet nga një proçesor Intel Core i5 me frekuencë 3.3 Ghz dhe grafikë AMD Radeon R9 M290. Proçesori Core i5 i përket arkitekturës 22 nanometër për shkak se ky desktop duhet të jetë i performancës së lartë. (PCWorld Albanian)

Apple rifreskoi linjën e laptopëve MacBook Pro 15 inç dhe desktopëve iMac Retina 5K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)