Lajmet

Apple refuzon aplikacionin e lokalizimit të kufjeve wireless, Finder for AirPods

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Një nga problemet më të mëdha për AirPods të Apple është gjetja e tyre nëse humbni ndonjërën prej tyre. Një aplikacion 3.99 dollarësh që debutoi javën e kaluar i quajtur “Finder for AirPods” kishte si qëllim të rregullonte këtë problem, por Apple, për disa arsye, ka kundërshtuar. Apple refuzon aplikacionin e lokalizimit të kufjeve wireless, Finder for AirPods

Në fillim i raportuar nga MacRumors, aplikacioni “Finder for AirPods” është hequr nga App Store pa ndonjë shpjegim zyrtar.

Aplikacioni në vetvete është si një premtim jo i vërtetë. Ai përdor sinjalin Bluetooth të AirPods për ti gjurmuar, duke i treguar përdoruesve nëse janë më afër apo larg në bazë të uljes apo rritjes së sinjalit në forcë.

Siç tha MacRumors, ky është një mekanizëm jo shumë i saktë për të gjetur vendndodhjen e një objekti të vogël si earbud, por është më mirë se asgjë. Alternativa? Të paguash 69 dollar për një zëvendësim.

Apple është kontaktuar për të dhënë një shpjegim pse është hequr aplikacioni. Mos saktësia mund të ketë qenë një problem, por nuk ishte aq i pasaktë sa aplikacionet që ju thonë se kthejnë iPad-in tuaj në një peshore, që janë mashtrues. Nëse ju e keni blerë aplikacionin mund të kërkoni një rimbursim me anë të iTunes. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>