Apple publikoi versionin 5-të betas publike të iOS 10

Publikuar më: 16-08-2016

Apple publikoi ditën e sotme versionin e 5-të publik beta të iOS 10 ku ky i fundit përfaqëson versionin më të fundit të sistemit operativ. Publikimi i ditës së sotme vjen një javë pas disponueshmërisë së betas së 4-t publike.

Krahasuar me iOS 9, sistemi i ri operativ karakterizohet nga një ridizenjim i aplikacioneve Apple Music, Apple News, Apple Maps dhe Photos së bashku me një aplikacion të ri “Home” për kontrollimin e paisjeve të rrjetit.

Kjo beta publike mund të instalohet në  iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone SE, iPhone 5s, iPhone 5c, iPhone 5 12.9-inç dhe 9.7-inç iPad Pro, iPad Air 2, iPad Air, gjeneratën e 4-t të iPad, iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2, dhe gjeneratën e 6-të të iPod Touch.

Për instalimin e betas më të fundit publike hapni aplikacionin Settings, klikoni Software Update dhe më pas Download and Install. Për ta instaluar duhet të keni minimumi 50 % bateri ose ta vendosni telefonin në karikim. Sigurisht që u duhet të jeni pjesë e programit beta të Apple. (PCWorld Albanian)

Apple publikoi versionin 5-të betas publike të iOS 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)