Apple publikoi iOS 9.3.2 duke adresuar problemet me aksesorët Bluetooth në iPhone SE

Publikuar më: 18-05-2016

IMG_6827-640x546Apple ka publikuar versionin iOS 9.3.2, një përditësim jo shumë i rëndësishëm i cili adreson disa gabime të vogla në sistemin operativ mobil të prodhuesit të iPhone. Mbase më i rëndësishmi është një rregullim tek iPhone SE, ku përdoruesit ankoheshin për eksperiencë të dobët të audios kur lidheshin aksesorë Bluetooth. Lista e të rejave të iOs 9.3.2 është si mëposhtë:

  • Rregullim të një problemi me cilësinë audio të aksesorëve Bluetooth në iPhone SE
  • Rregullim të dështimit gjatë kërkimit të përkufizimeve në fjalor
  • Adreson pamundësinë e shkrimit të adresave e-mail gjat përdorimit të gjuhës Japoneze në aplikacionet Mail dhe Messages
  • Adreson pengimin e serverave MDM në instalimin e aplikacioneve B2B

Të gjitha këto ndryshime të lartpërmendura prekin vetëm një numër të vogël përdoruesish. Ndërkaq fakti që Apple ka ngelur në versionin iOS 9.3 na bën të mendojmë për një version të ri të platformës gjatë konferencës së zhvilluesve të Apple në Qershor. iOS 9.3.2 është i disponueshëm tek të gjitha modele iPhone duke filluar nga iPhone 4S dhe më lart, iPad 2 dhe më lart, të gjithë iPad Mini-it dhe iPad Pro-t dhe gjeneratat e pesta dhe të gjashta të iPod.

Apple gjithashtu ka publikuar përditësime në Apple Watch dhe Apple TV. I Pari ka shënuar versionin WatchOS 2.2.1 ndërsa i dyti tvOS 9.2.1. (PCWorld Albanian)

Apple publikoi iOS 9.3.2 duke adresuar problemet me aksesorët Bluetooth në iPhone SE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)