Apple publikoi iOS 10.0.3, rregullon problemet e rrjetit celular në iPhone 7 dhe 7 Plus

Publikuar më: 17-10-2016

procam-4-iphone-7-plus-isight-duoApple sapo ka publikuar iOS 10.0.3 për iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Përditësimi përmban rregullim të një problemi i cili ndikonte në humbjen e sinjalit celular përkohësisht dhe ka madhësinë e 75 megabajtve.

Ka pasur raportime se ky përditësim e adreson këtë ngërç. Përpara mbërritjes së iOs 10.0.3 përdoruesit raportonin cilësi të dobët të thirrjeve hyrëse.

pasted-image-at-2016_10_17-12_01-pm

Versioni paraardhës iOS 10.0.2 riparoi disa probleme me kontrollorët e audios dhe dështimin e aplikacionit të fotove.

Versioni madhor i ardhshëm do të jetë iOS 10.1. Ai do të përmbajtë një modalitet portret të kamerës dhe aktualisht po ofrohet në fazën beta. (PCWorld Albanian)

Apple publikoi iOS 10.0.3, rregullon problemet e rrjetit celular në iPhone 7 dhe 7 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)