Apple publikoi betat e treta të iOS 9.2 dhe OS X 10.11.2 për zhvilluesit

Publikuar më: 11-11-2015

14773-10564-151029-El_Cap-beta-lApple ka publikuar betat e treta të dy platformave të saj, desktop dhe mobile, në OS X 10.11.2 dhe iOS 9.2.

iOS 9.2 beta 3 është i disponueshëm për tu shkarkuar për të gjithë zhvillusit e regjistruar ose direkt përmes telefonit ose nga uebfaqja e Apple Developer Center.

Përditësimi i tretë i iOS 9.2 vjen vetëm 1 javë pas publikimit të beta së dytë. Kjo beta e tretë do të jetë publike në javët në vijim. Disa nga ndryshime e prekshme të cilat zbuloi Apple i dedikohen bashkëveprimit të shfletuesit Safari me aplikacionet e palëve të treta.

Sa i përket betas së tretë të platformës desktop të OS X 10.11.2, Apple zbuloi testimet e kryera në aplikacionet Calendar, Graphics, Mail, Notes, Photos, Spotlight, USB dhe Wi-Fi.

Krahas OS X 10.11.2 u publikua edhe një beta e tretë e Xcode 7.2, softuerit të zhvillimit të aplikacioneve për OS X El Capitan.

Jashtë vëmendjes së Apple nuk ka ngelur as platforma e televizorëve tvOS 9.1. Betan e parë Apple e publikoi javën e shkuar ndërsa sot është e disponueshme beta e dytë. (PCWorld Albanian)

Apple publikoi betat e treta të iOS 9.2 dhe OS X 10.11.2 për zhvilluesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)