Apple iOS 10.1 beta sjell modalitetin portret në kamerën e iPhone 7 Plus

Publikuar më: 23-09-2016

iphone_7_plus_dual_cameraNjë ditë pasi Apple solli betat e zhvilluesve për iOS 10.1 dhe macOS Sierra 10.12.1, prodhuesi i iPhone vendosi ti ofrojë tani si beta publike.

Në mesin e tyre ekziston vetëm një ndryshim madhor në iOS 10.1 i cili duhet ta keni në konsideratë dhe në të vërtetë u detajua gjatë konferencës së 7 Shtatorit e cila nuk ofrohet në modelet e para të iPhone 7 Plus dhe do të dërgohet vetëm me anë të përditësimeve.

Bëhet fjalë për një modalitet portreti në aplikacionin e kamerës së iPhone 7 Plus. Përdoruesit kanë mundësi të kyçin subjektin e përcaktuar duke e “shkëputur” nga sfondi falë implementimit të një efekti i cili në gjuhën e fotografisë njihet si “bokeh”.

Kjo është e mundur vetëm me përdorimin e dy sensorëve të kamerës risi vetëm për iPhone 7 Plus. Vetëm iPhone 7 Plus mund të prodhojë portrete në fokus falë konfigurimit të dyfishtë të kamerës.

Duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale, kamera arrin të dallojë njerëzit dhe elementët parësor duke i mbajtur në fokus dhe aplikuar njëkohësisht efektin “bokeh” në sfond.

Beta publike iOS 10.1 ka një madhësi prej 1.8 GB. Përtej veçorisë së re të kamerës, iOS 10.1 me patjetër duhet të ketë rregullime të gabimeve kryesisht në sfond. Për tu bërë pjesë e betave publike të Apple duhet të regjistroheni në programin në fjalë. (PCWorld Albanian)

Apple iOS 10.1 beta sjell modalitetin portret në kamerën e iPhone 7 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)