Lajmet

Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.2

Nov 29 2016
0 Shpërndarje
Apple publikoi betan e katërt publike të iOS 10.2

10-2-beta-800x450Apple publikoi ditën e sotme betan e katërt publike të iOS 10.2 kur na ndajnë vetëm pak ditë nga lançimi zyrtar i këtij versioni.

Ndryshe nga versionet eksperimentale për zhvilluesit, betat publike janë të disponueshme për të gjithë thjesht duke u regjistruar në Programin Beta të Apple.

Edhe Google e ofron një program të tillë për Android. Por çfarë ka të re me këtë version? Apple ka riparuar gabime të shumta në sfond por fokus parësor ka qenë aplikacioni i televizorit.

Në terësi iOS 10.2 pritet të sjellë emoji të reja, sfonde, opsione në aplikacionin e muzikës, një aplikaicon të ri për televizorët Apple.

Apple e ka quajtur iOS 10-tën “publikimin më bujshëm” të iOS prej vitesh me një ekran të ridizenjuar të kyçjes, një SDK të Siri për zhvilluesit, aplikacion të ri të mesazheve dhe një aplikacione të dedikuar “Home.” (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS 10.2
Lajmet e fundit>