Lajmet

Apple publikoi betan e dytë publike të iOS 10.2

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
Apple publikoi betan e dytë publike të iOS 10.2

apple-to-release-ios-10-update-todayApple ditën e djeshme dërgoi betan e dytë publike të iOS 10.2 për anëtarët e programit beta vetëm një javë pasi publikoi betan e parë.

Përdoruesit të cilët janë pjesë e betave publike duhet vetëm të presin kur përditësimi të shfaqet në telefonët e tyre pasi të kenë instaluar certifikatën përkatëse.

Ata që duan ti bashkohen kësaj fushate duhet të aplikojnë në uebsajtin e Apple dhe si rezultat do të kenë qasje në versionet beta të iOS por edhe macOS.

iOS 10.2 është një përditësim madhor i iOS 10-tës. Disa prej veçorive të reja që pritet ti bashkohen platformës janë emoji të reja dhe karaktere të reja Unicode 9.

Por përveç emoji, iOS 10.2 sjell një sfond të ri, opsione të reja rënditjeje në aplikacionin e muzikës, një efekt të ri festiv të ekranit, një opsion për ruajtjen e konfigurimit të kamerës, një funksion SOS dhe një aplikacion të ri TV. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS 10.2
Lajmet e fundit>