Apple prezanton OS X El Capitan, gjeneratën e re të sistemit operativ të Mac

Publikuar më: 09-06-2015

dark-mode-os-x-10-10-yosemite.jpg'Nuk do të quhej një eveniment i rëndësishëm nëse Apple nuk do të sillte versione të reja softuerësh të produkteve të saj. Sot Apple ka prezantuar versionin më të ri të sistemit të saj operativ për pajisjet desktopët dhe laptopët Mac dhe e ka emërtuar atë OS X El Capitan. Pasardhësi i Maverick dhe Yosemite ka dy pikat kryesore në të cilat fokusohet: Eksperienca dhe Performanca. Craig Federighi i Apple ishte ai që prezantoi ndryshimet që do të sjellë ky sistem operativ.

Ndryshimet kryesore vijnë në shfletuesin Safari. Tani do të jetë më e lehtë për përdoruesit ruajtja dhe aksesimi i faqeve të tyre të preferuara. Dhe përveç Safari-t dhe kërkimi Spotlight është përmirësuar ndjeshëm falë aftësisë për t’ju përgjigjur më shumë kërkesave dhe pyetjeve të përdoruesit. Në Spotlight mund të kontrolloni gjithashtu motin, bursën apo rezultatet e ndjeshjeve të sportit. El Capitan sjell për herë të parë në Mac, aplikacionin Note dhe një përmirësim në ndërfaqen Mission Control për manaxhim më të mirë të dritareve.

Dhe përsa i përket aspektit të performancës, Apple ka përdorur shifra goxha të larta për ta përshkruar atë. El Capitan do të jetë 1.4 herë më i shpejtë ndërsa hapja e skedarëve PDF plot 4 herë më e shpejtë se ç’është aktualisht. Apple është fokusuar në zhvillimin e këtij softueri pasi ajo gjeneron 15% të të ardhurave të saj  nga shitjet e Mac. Ky biznes ka rezultuar i suksesshëm dhe në një kohë kur biznesi i PC-ve është duke rënë në mënyrë drastike. (PC World Albanian)

Apple prezanton OS X El Capitan, gjeneratën e re të sistemit operativ të Mac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)