Harduer

Apple prezanton iPhone 7: Kufje wireless, rezistent ndaj ujit, procesor Apple A10 Fusion dhe dy kamera të pasme

Sep 7 2016
0 Shpërndarje

dsc00157Siç pritej Apple zbuloi gjeneratën e re të iPhone gjatë evenimentit pak minutave më parë. Në një positm në Twitter nga vetë kompania mësuam se iPhone 7 do të ishte rezistent ndaj ujit por postimi u largua menjëherë.

Telefonët e rinj do të vinë në tre variante: 32GB, 64GB dhe 28GB. Çmimet fillojnë nga 649 dollar për iPhone 7 dhe 769 dollar për iPhone 7 Plus. Porositë fillojnë që nga dita e Premte ndërsa dërgesat nga data 16 Shtator. iOS 10 do të debutojë më 13 Shtator.

Që të dy telefonët do të vinë në një varietet më të gjërë ngjyrash. Spikatin dy modelet në ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme dhe mat. Krahas tyre do të ofrohen modelet tradicionale në ngjyrë të argjendtë, të artë dhe pink të artë. Apple konfirmoi certifikimin IP67 të rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.

dsc00126

Në pamje të jashtme telefonët ngelen të ngjashëm me paraardhësit. iPhone 7 ka ekran 4.7 inç ndërsa 7 Plus 5.5 inç. Telefonët ruajnë dizajnin e lakuar dhe gungën e kamerës. Daljet e antenave janë përmirësuar për të rënë më pak në sy duke i dhënë telefonit një pamje më të pastër.

Në brendësi gjendet procesori i ri Apple A10 Fusion i pari me katër bërthama: dy me fuqi të lartë dhe dy me fuqi të ulët. Sipas Apple ky procesor është dyherë më i shpejtë se ai në iPhone 6S. Grafikat gjithashtu janë 40% më të shpejta sesa paraadhësi.

Disa funksionalitete të reja që po vinë në butonin kryesor. Do të ketë një motor taptik të integruar i cili ndjen presionin e ushtruar, një teknologji e ngjashme me prekjen 3D. Zhvilluesit do të kenë qasje në API-në për të implementuar funksionalitete që kanë të bëjnë me TouchID, Apple Pay apo Siri.

dsc00187Gjithashtu u konfirmua sistemi i dyfishtë i kamerave. Që të dy telefonët do të kenë një kamër 12 megapiksel por iPhone 7 Plus do të ketë dy të tilla në pjesën e pasme. Kjo e fundit ka një sensor me kënd të gjërë ndërsa sensori tjetër kryen funksione të zmadhimit. Disa prodhues Android kanë provuar këtë qasje, si HTC One M8, por nuk kanë arritur të tërheqin vëmendje. Kamera frontale nga 5 megapiksel do të shkojë në 7 megapiksel 720p.

Sensori i ri 12 megapiksel është 60% më i shpejtë dhe 30 % më efikas. Gjashtë elementët përbërës të tij mund të lejojnë 50% më shumë dritë në kamër.

Së fundi u konfirmuan spekulimet se Apple do të zëvendësonte kufjet 3.5 mm me kufje wireless. Në të vërtetë Apple do të ofrojë dy modele, një palë do të jenë me konektor Lighting përmes portës së karikimit dhe një palë do të jenë wireless. Kufjet wireless do të shiten veçmas dhe do të kushtojnë 149 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>