Apple prezanton iPhone 6S: Risi dhe traditë (Live)

Publikuar më: 09-09-2015

 21:20 (Live) Këtu ka përfunduar edhe evenimenti i shumëpritur i 9 Shtatorit. U njohëm me një iPad të ri! Por krejtësisht të ri të paktën kështu sugjeron edhe emri që i kanë vendosur. Quhet iPad Pro dhe është iPadi me ekranin më të madh ndërtuar ndonjëherë prej 12 inç.

Tim Cook foli për orën inteligjente Apple Watch dhe risitë e saj. Mësuam bashkëpunimin mes Apple dhe Hermes në ndërtimin e modeleve të reja të Apple Watch. Pamë disa aplikacione ndërsa na surprizoi matja e rrahjeve të zemrës së një fetusi.

Më pas Eddy Cue hodhi dritë mbi gjeneratën e re të AppleTV. Ai tha se e ardhmja e Tv është tek aplikacionet. Ndërsa në fund ishte radha e iPhone. Tim Cook na njohu me dy iPhone e rinj: iPhone 6S dhe 6S Plus. Asgjë nuk duket të ketë ndryshuar në pamje të parë. Por si zakonisht prisni proçesorë më të mirë dhe performancë më të mirë. Tani iPhone ka një kamër 12 megapiksel, duke lënë pas sensori 8 megapikse i cili ngeli i pandryshuar që nga iPhone 4S për nga madhësia. Më interesant ishte teknologjia e prekjes 3D tek iPhone 6S për të cilin kemi shumë për të folur.

Evenimentin e mbylli One Republic me“Put a gospel breakdown in it” -OneRepublic. Shpresoj tju kemi informuar sadopak me risitë e këtij evenimenti. Për një artikull më të detajuar qëndroni me ne. (PCWorld Albanian)

apple-iphone-6s-live-_245520:05 (Live) Tim Cook në skenë. Fton One Republic.

21:02 (Live) iPhone 6S i disponueshëm në 130 shtete dhe mbi 400 operator

apple-iphone-6s-live-_236821:01 (Live) iOS 9 mbërrin zyrtarisht në 16 Shtator

apple-iphone-6s-live-_236221:00 (Live) Porositë fillojnë më 12 Shtator. Në shitje nga data 25 Shtator

apple-iphone-6s-live-_2321

apple-iphone-6s-live-_2317

20:58 (Live) Nuk luan kostoja e iPhone 6 dhe 6 Plus. Modeli bazë i iPhone 6S dhe 6S Plus është 16 GB

apple-iphone-6s-live-_231220:56(Live) Një aplikacion i ri Android në Google Play Store do e bëjë më të lehtë kalimin nga Android në iOS.

20:55 (Live) iPhone 6S sjell LTE-Advanced. Gjithashtu Wi-Fi dyherë më të shpejtë. Smartfoni mbështet 23 banda LTE.

20:54 (Live) Kamera e iPhone 6S sjell fotot live. E kemi parë diçka të tillë tek telefonët Lumia me “Rich Capture”.

apple-iphone-6s-live-_223220:51 (Live) Ekrani i iPhone 6S do të ndriçojë i tëri gjatë realizimit të një fotoje me kamerën frontale

apple-iphone-6s-live-_2230

 20:50 (Live) Kamera frontale e iPhone 6S do të jetë 5 Megapiksel Full HD.

apple-iphone-6s-live-_2209

 20:49(Live) Kamera iSight prej 12 megapiksel e iPhone 6S mund të realizojë video 4K.

apple-iphone-6s-live-_218320:48 (Live) Ja dhe një foto realizuar nga kamera e iPhone 6S

20:46 (Live) 50 % më shumë piksel. Phil Schiller thotë se autofokusi akoma edhe më i shpejtë.

apple-iphone-6s-live-_2165

apple-iphone-6s-live-_2160

20:45(Live) Kamera ka një sensor 12 megapiksel.

20:44( Live) IPhone 6S vjen me gjeneratën e dytë të Touch iD. Një sensor më i mirë i shenjave të gishtërinjve?

apple-iphone-6s-live-_2160

20:42(Live) Ja dhe një kamër e re me proçesor Motion M9.

20:41(Live) Funksionaliteti i prekjes 3D: a është një arsye e fortë për të kaluar në iPhone 6S?

apple-iphone-6s-live-_2097

20:40 (Live) Proçesor Apple A9 është 70 % më i shpejtë se Apple A8. Grafikat akoma më të shpejta me 90 % më shumë performancës se paraardhësi.

apple-iphone-6s-live-_2083

20:39 (Live) Ja dhe një demostrim i prekjes 3D me aplikacionin e Facebook

20:38 (Live) Me prekjen 3D tani mjafton të ushtroni presion në skajin e majtë të ekranit dhe automatikisht do të shfaqen aplikacionet në sfond ku mund të kaloni nga një aplikacion tek tjetri.

apple-iphone-6s-live-_204920:37 (Live) Kur kryeni “mini” prekje mbi aplikacionin e thirrjeve, do të shfaqen disa prej personave që keni telefonuar së fundi si në foton e paraqitur.

20:35 (Live) Craig Federighi demostron prekjen 3D tek iPhone.

20:33 (Live) Prekje “mini”, prekje e “plotë”. Këto janë termat e rinj të prekjes mbi ekranin e iPhone 6S ku secila kryen një funksion specifik.

apple-iphone-6s-live-_1963

20:32 (Live) Në brendësi gjenden sensorë të ndjeshëm ndaj presionit mbi sipërfaqen e ekranit. Secili prej tyre mat presionin e ushtruar mbi ekran duke llogaritur edhe komandat specifike.

apple-iphone-6s-live-_1938

apple-iphone-6s-live-_1910

20:31 (Live) iPhone 6S dhe 6S Plus vijnë me teknologjinë e prekjes 3D

20:30 (Live) iPhone 6S me ekran 4.7 inç dhe 6S Plus me ekran 5.5 inç.

20:29 (Live) iPhone 6S dhe 6S Plus i disponueshëm në katër ngjyra.

20:27 (Live) Tim Cook: “Ndërsa duket që skanë ndryshuar ato janë krejtësisht ndryshe”

apple-iphone-6s-live-_1864

20:27 (Live) Dy iPhone. iPhone 6S dhe 6S Plus

apple-iphone-6s-live-_1829

20:25 (Live) Tim Cook: “iPhone 6 është telefoni më popullor në botë”

20:24 (Live) Tim Cook në skenë. Përmend iPhone

apple-iphone-6s-live-_1759

20:21 (Live) Televizorit ka një çip 64bit, Bluetooth 4.0, Wi-Fi 802.11ac dhe një marrës infrash të kuq. Kontrolleri përmban sensorët e Akselerometrit dhe Gyroscope.

20:21 (Live) Të gjitha aplikacionet mund të shkarkohen nga App Store. Është po aq e lehtë si të jeni duke i shkarkuar nga një iPhone.

apple-iphone-6s-live-_1675

apple-iphone-6s-live-_1661

20:17 (Live) Akoma me Apple TV. Ja dy aplikacione një video lojë dhe një aplikacion veshjesh.

apple-iphone-6s-live-_158220:11(Live) Ja dhe një video lojë në Apple TV.

apple-iphone-6s-live-_1520 

Live(20:08) Sistemi operativ i televizorit do të quhet TV OS. Eddy Cue thotë se e ardhmja e TV janë aplikacionet.

apple-iphone-6s-live-_149420:06 (Live) Ja dhe aplikacioni i Motit në Apple TV.

20:03 (Live) Apple TV i përket një dimensioni tjetër.

20:01 (Live) Ndërveprimi në Apple TV bëhet përmes zërit (Siri) dhe komanduesit i cili është një TouchPad

 19:58 (Live) Eddy Cue demostron Siri-n në Apple TV. Kryen kërkim me zë nga TV.

apple-iphone-6s-live-_130419:58 (Live) Eddy Cue në skenë për të folur rreth Apple TV

19:57 (Live) Edhe lojëra!!!

19:56 (Live) Siri në TV? Po po !!

19:55 (Live) Tim Cook: “Një TV me harduer të fuqishëm, me sistem operativ modern, ekperiencë të re, me mjete për zhvilluesit dhe me dyqanin e aplikacioneve App Store.

19:54 (Live) Tim Cook në skenë. Prezanton gjeneratën e re të Apple TV

apple-iphone-6s-live-_123219:51 (Live) Debuton edhe iPad Mini 4. Ja dhe kostot e modeleve të kaluara.

19:50 (Live) Në shitje që nga muaji Nëntor. Me pak fjalë, iPad Pro + Lapsi + tastiera kushtojnë 1050 dollar.

apple-iphone-6s-live-_1149

apple-iphone-6s-live-_1138

19:47 (Live) Kostoja e tij fillon nga 799 dollar për modelin 32GB, 949 dollar për modelin 128 GB dhe 1079 dollar për modelin 128 GB Wi-Fi + LTE. I disponueshëm në ngjyrë të artë, të argjendtë dhe gri. Lapsi ka një kosto prej 99 dollar ndërsa tastiera 169 dollar.

apple-iphone-6s-live-_112119:46(Live) Ja dhe specifikat e iPad Pro në një foto të vetme. Mbështetje për LTE deri në 150 Mbps

19:45(Live) Me këto aplikacione të reja po tregohen funksionalitetet e zgjeruara të iPad Pro. Është i dobishëm për profesionistët dhe doktorët krahas përdoruesve të zakonshëm.

apple-iphone-6s-live-_108819:43 (Live) Është një aplikacion që shfaq modele 3D të animuara të trupit në kohë reale.

19:42 (Live) Një aplikacion të ri mjekësor në iPad Pro. Quhet 3D4Medical.

19:37 (Live) Në skenë ngjitet Eric Snowden nga Adobe. Demostron disa funksionalitete të reja të aplikacioneve Adobe në iPad Pro.

19:36(Live) Një ekzekutiv i Microsoft ndërsa tregon disa funksionalitete me prekje zbulon edhe punën me dy aplikacione njëherazi në iPad Pro. Office në iPad ofron mbështetje për njohjen e formave të vizatuar me Apple Pencil ose me prekje.

apple-iphone-6s-live-_096019:34 (Live) Ky po që është lajm. Apple ka bashkëpunuar me Microsoft për të ofruar mbështetje të plotë të Apple Pencil në aplikacionet Office.

19:33(Live) Një aplikacion i ri, Notes, ndërtuar posaçërisht për Apple Pencil

apple-iphone-6s-live-_0824

19:31 (Live) iPad Pro do të shoqërohet nga një stilolaps Magnetik ngjashëm me Stylus apo Surface Pen. Quhet “Apple Pencil”.

apple-iphone-6s-live-_0762

apple-iphone-6s-live-_0752

19:28 (Live) Tani është momenti kur Apple kopjon Microsoft. Sjell një tastierë të ngjashme me atë të Surface edhe për iPad.

 19:27 (Live) Ka katër bokse për një eksperiencë të pakrahasueshme audio. Peshon vetëm 680 gram.

apple-iphone-6s-live-_070919:25 (Live) Ka një jetëgjatësi baterie prej 10 orësh. Mund të mbajë edhe aplikacione mjaft profesionale si AutoCad duke ruajtur performancën e 60 frekuencave në sekond.

19:24 (Live) Grafika dyherë më të shpejta. iPad Pro është më i shpejtë se 80 % e kompjuterave portativ në treg.

apple-iphone-6s-live-_067119:23 (Live) Proçesor Apple A9X. Memorje dhe bandwidth dyherë më të shpejtë. Është 1.8 herë më i shpejtë se paraardhësi.

19:21 (Live) Ekrani është 12 inç. Ka 5.6 milion piksel. Më shumë sesa një MacBook me ekran Retina.

19:20 (Live) Phil Shciller: “Paisja iOS me ekranin më të madh që kemi prezantuar ndonjëherë”

apple-iphone-6s-live-_0550

19:18 (Live) Është një iPad Pro!!!!!

19:17 (Live) Tim Cook: “Lajmet më të bujshme të iPad që nga debutimi i iPad”.

apple-iphone-6s-live-_046319:16 (Live) Apple do të prezantojë një iPad të ri. Tim Cook në skenë.

19:15 (Live) Versioni i dytë i sistemit operativ të Apple Watch OS 2 do të mbërrijë në 16 Shtator.

19:14 (Live) Ora inteligjente do të jetë e disponueshme në variante të reja: Ngjyrë të artë dhe rozë. Çmimi varion nga 349 dollar në 17,000 dollar.

apple-iphone-6s-live-_032619:12 (Live) Apple ka punuar me Hermes për të ndërtuar rripa për orën inteligjente Apple Watch. Një prototip mund ta vëreni në këtë imazh.

19:09 (Live) Aplikacioni Anstrip u dërgon doktorëve recetat dhe diagnozat e pacientëve. Doktorët mund të masin në kohë reale edhe rahje e zemrës. Risia shkon më tej ku Dr. Cameron tregon sesi përmes Apple Watch një nënë mund të dëgjojë edhe rrahjet e zemrës të bebesë së saj në bark.

apple-iphone-6s-live-_0250

apple-iphone-6s-live-_024719:07 (Live) Dr Cameron demostron funksionalitetet e një aplikacioni shëndeti në Apple Watch.

19:05 (Live) Ekzistojnë mbi 10,000 aplikacione për Apple Watch në App Store. Facebook Messenger po vjen në Apple Watch së bashku me iTranslate. Madje edhe GoPro.

19:03 (Live) Tim Cook fillon të flasë rreth Apple Watch, vështirësive dhe suksesit të saj.

apple-iphone-6s-live-_008719:01 (Live) Tim Cook ngjitet në skenë. Thotë “Mirmëngjesi”. Ne i themi Mirëmbrëma nga Shqipëria!

apple-iphone-6s-live-_001818:57 (Live) Ekzekutivët bëhen gati për të dalë në skenë me prezantimet e tyre. Audienca duket mjaft e tensionuar.

appleinvitesept2015largeNa ndajnë vetëm pak minuta nga evenimenti i Apple ku pritet të zbulohen në detaje gjenerata ardhshme e iPhone. Në bazë në informacioneve të publikuara nuk do të mungojnë as suprizat si një model i ri iPad së bashku me ndonjë aplikacion apo softuer të ri.

Në këtë event më i rëndësishëm ngelet iPhone. Si do të krahasohet me Galaxy S6 dhe Note 5? Si do të performojë? Me çfarë do e diferencojë Apple këtë smartfon nga konkurrentët? A do të ndjekë hapat e suksesit më iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus? Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje pas pak minutash. Qëndroni me ne! (PCWorld Albanian)

Apple prezanton iPhone 6S: Risi dhe traditë (Live)
3 votes, 3.67 avg. rating (76% score)