Apple prezantoi zgjidhjen e problemit të jetëgjatësisë së baterisë së iPhone 6S

Publikuar më: 08-12-2015

untitledJetëgjatësia e baterisë ka qenë shqetësimi kryesor i përdoruesve të një iPhone vitet e fundit. Apple mendon se ditën e sotme e ka zgjidhur këtë problem.

Kompania prezantoi një bateri të jashtme në formën e një këllefi për iPhone 6 dhe 6S. Kjo bateri premton 25 orë shtesë jetëgjatësi baterie ose 18 orë duke shfletuar në internet 4G.

I disponueshëm në ngjyrë gri dhe të zezë, këllëfi është ndër më të shëmtuarit që kemi parë. Por ky nuk është këllëfi i parë i këtij lloji. Mophie ka ndërtuar për vite me radhë aksesorë të tillë.

Kostoja e këtij këllëfi është 99 dollar po aq sa kushtojnë edhe aksesorët e Mophie. Ankimimi i vetëm i konsumatorëve gjer tani ka qenë dizajni.

Krahasuar me këllëfët e Mophie, aksesori i Apple premton 10 orë më shumë jetëgjatësi bateri. Kjo falë integrimit me sistemin operativ iOS i cili tregon edhe nivelin e baterisë së jashtme në ekran. (PCWorld Albanian)

Apple prezantoi zgjidhjen e problemit të jetëgjatësisë së baterisë së iPhone 6S
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)