Harduer

Apple prezantoi laptopin e ri MacBook Pro me kosto fillestare 1,799 dollar

Oct 27 2016
0 Shpërndarje

0362Ashtu siç pritej Apple zbuloi linjën e ridizenjuar të laptopëve MacBook Pro dhe është hera e parë që kompania “vë dorë” mbi laptopët që nga implementimi i ekraneve Retina në 2012-tën.

U deshën katër vite që një ekzekutiv i profilit të lartë pranë kompanisë si Tim Kook të ngjitej në skenë dhe të prezantonte modelin e ri të MacBook në 25 vjetorin e lançimit të laptopit të parë.

Tipari kryesor i cili bie menjëherë në sy është një ekran i dytë mes tastierës dhe ekranë parësor të cilin Apple e quan Touch Bar. Ky është një ekran me prekje me mbështetje deri në 10 gishta menjëherë dhe ka për qëllim kryerjen e disa funksioneve bazuar në kontekstin e asaj që përdoruesit po bëjnë.

screen-shot-2016-10-27-at-10-49-56-amApple zbuloi disa funksionalitete të cilat adaptohet në aplikacione të ndryshme kryesisht të vetë kompanisë. E në të njëjtën kohë kompania tregoi çfarë mund të bëjë ky ekran me Adobe Photoshop.

Sapo klikoni një foto, një set komandash të editimit do të shfaqen në Touch Bar. Ky ekran përmban edhe një buton i cili aktivizon asistentin dixhital të kompanisë, Siri-n. Madje përdoruesit mund të përshtatin ekranin në varësi të nevojave duke aplikuar funksionalitete. TouchID është qershia mbi tortë e Touch Bar i cili fuqizohet nga një çip sigurie Apple T1.

storage-mbpSipas Apple modeli i ri është versioni më i hollë dhe i lehtë prodhuar gjer më sot. Modeli 13 inç është vetëm 14.9 mm i trashë. Versioni 15 inç ka ekran 67% më të shndritshëm sesa paraardhësi.

Në brendësi të tyre do të gjeni një procesor Core i5 ose i7 me një sistem të ri ftohjeje i cili premton më pak zhurmë dhe nxehtësi. Sipas kompanisë fuqia grafike është rritur me 130%.

Dizajni i jashtëm i laptopi përmban katër porta Thunderbolt 3 dhe me përdorimin e disa adapterave mund të shfrytëzohen si porta USB, HDMI, VGA dhe portë ekrani.

macbook-pro-new-vs-oldTrackPadi është dyfishuar në madhësi dhe përmban teknologjinë Force Touch, e cila njihet ndryshe si prekja 3D në telefonët iPhone. Tastiera është përditësuar gjithashtu me një mekanizëm të cilin Apple e quan “mekanizmi flutur.”

Laptopi i ri MacBook Pro mund të blihet që në këtë moment me kosto 1,499 dollar për modelin 13 inç dhe 1,799 dollar për versionin me ekranin Touch Bar. Ndërsa versioni 15 inç fillon nga 2,399 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>