Apple prezantoi iOS 9 në konferencën e zhvilluesve WWDC 2015

Publikuar më: 09-06-2015

screen-shot-2015-06-08-at-1-53-26-pm-2Apple zbuloi detajet e iOS 9 në konferencën e zhvilluesve mbajtur ditën e sotme në San Francisco. Craigh Federighi, zëvendës president pranë departamentit të inxhinierisë tha se versioni i ri i iOS për iPhone dhe iPad do të përqendrohet ekskluzivisht në produktivitet pa prekur privatësi e përdoruesit.

Disa nga veçoritë e reja janë:

Përmirësimet të Siri-t: Asistenti dixhital i Apple vjen me një karakteristikë të re. E quajtur, sugjerime “inteligjente”, kjo karakteristikë mbërrin në një moment mjaft kyç ku Apple por ofron mbështetje më të madhe për palët e treta në këtë aplikacion.

Caller ID: Smartfonët e Apple tashmë bëjnë kërkime edhe në postën tonë elektronike për të zbuluar identitetin e një thirrësi telefonik duke jua sugjeruar menjëherë në ekran.

Përditësime të Apple Pay: Do të shohet mbështetja për kartat e dyqaneve. Apple Pay do të përzgjedhë automatikisht kartat e duhura për dyqanet e duhura.

Wallet: Passbook tashmë ka një emër të ri, ku qëllimi kryesor i Apple është të nxjerrë nga funksioni portofolët e konsumatorëve.

Përditësime të hartave: Përdoruesit tashmë do të kenë akses mbi të dhënate transportit publik. Pjesë e këtyre të dhënave janë edhe trenët e autobuzët. Por ka detaje edhe rreth hyrjeve në metro apo edhe shëtitoreve të këmbësorëve.

News: Një aplikacioni i ri i cili përmban disa burime të personalizuara të lajmeve. Funksionon me New York Times, ESPN dhe Conde Nast si dhe qindra burime të tjera. Fillimisht do të jetë i disponushëm në SHBA, Britani dhe Australi.

Performancë dhe Bateri: Apple tha se softueri i ri do të ofrojë një përformancë 40 % më të lartë sesa paraardhësi si dhe një orë jetëgjatësi shtesë të baterisë.

iOS 9 do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit që nga dita e sotme dhe do të pasojë me një beta publike në Korrik. Do të jetë falas duke filluar që nga iPhone 4S dhe iPad 2. (PCWorld Albanian)

Apple prezantoi iOS 9 në konferencën e zhvilluesve WWDC 2015
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)