Apple prezantoi iOS 10 për iPhone, iPad dhe iPod, zgjeron funksionalitetet aplikacioneve

Publikuar më: 14-06-2016

apple-music-ios-10-640x426Apple gjatë ditës së djeshme në konferencën e zhvilluesve WWDC prezantoi iOS 10, një version madhor i sistemit operativ mobil për iPhone, iPad dhe iPod Touch. Beta e parë publike do të mbërrijë në Korrik ndërsa ky version ngelet falas për të gjitha paisjet e përshtatshme.

Megjithatë Apple nuk ngurroi të sillte një version paraprak për zhvilluesit që nga dita e djeshme të iOS 10. Versioni i ri i platformës është ridizenjuar me fokus të veçantë tek interaktiviteti i njoftimeve dhe qendra e kontrollit. Teknologjia e prekjes 3D mund të bëjë më shumë: për shembull mund të fshijë të gjitha njoftimet përnjëherë.

Asistenti dixhital do të jetë akoma më inteligjent. Do të posedojë aftësinë për të prenotuar një taksi nga Uber, të menaxhojë ushtrimet fizike si dhe të kryejë pagesë apo tu dërgojë para miqve nëpërmjet Square Cash dhe shërbimeve të ngjashme.

Apple ka premtuar gjithashtu një menaxhim inteligjent të fotografive përfshi teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar njerëzit në foto. Mjetet e reja do të bëjnë të mundur kategorizimin e imazheve për nga ajo çfarë përmbajnë në të si objekte apo njerëz.

Hartat janë përmirësuar dukshëm me informacionet më të fundit të kushteve të trafikut dhe më shumë kontroll mbi rrugën drejt destinacionit. Apple po ofron hartat për zhvilluesit me prezantimin e shtojcave të hartave çka do të bëjë të mundur integrimin  e shërbimeve të shumta.IMG_7107-640x683Aplikacionet e Muzikës, Lajmeve, Mesazheve dhe më shumë

Shërbimi Apple Music i cili numëron aktualisht 15 milion konsumatorë me pagesë u ridizenjuar në themel për të bërë më të lehtë kërkimin e muzikës u shpreh Apple. Seksioni i parë që do të shfaqet me qasjen brenda aplikacionit do të jetë edhe vendi ku mund të gjeni listat, albumet, këngët si dhe muzikën e blerë. Aplikacionit të ri nuk do ti mungojnë as tekstet e këngëve.

Aplikacioni i lajmeve sjell abonimet me pagesë në publikimet e shquar si National Geographic dhe The Wall Street Journal. Artikujt do të ndahen në seksione ndërsa lajmet kryesore do të vinë për përdoruesit në formën e njoftimeve të qendrën e kontrollit.

Aplikacioni i mesazheve do të pasurohet më tej me veçori të reja të cilat thjeshtojnë komunikimin. Për shembull lidhjet e dërguara do të ofrojnë më detaje lidhur me atë çfarë përmbajnë. Ikonat e emocioneve do të jenë tre herë më të mëdha dhe telefoni do të përpiqet të parashikojë ikonën e radhës që keni në plan të dërgoni. Edhe ky aplikacion do të jetë i hapur për zhvilluesit të cilët do të munden të integrojnë shërbime.

Apple premtoi se funksionalitetet e reja nuk do të sakrifikojnë sigurinë e shërbimeve të saj. Secilia prej tyre sipas kompanisë do të ketë të aktivizuar automatikisht enkriptimin fundor. Përveç përditësimeve të iOS, Apple prezantoi një aplikacion për iPad quajtur Swift Playgrounds i cili do tu vijë në ndihmë fëmijëve por edhe të rriturve në mësimin e gjuhës së programimit Swift.

Së fundi gjigandi i iPhone njoftoi se një pjesë e madhe e aplikacioneve të parainstaluara do të mund të hiqen nga përdoruesi manualisht. Listën e plotë do ta gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Apple prezantoi iOS 10 për iPhone, iPad dhe iPod, zgjeron funksionalitetet aplikacioneve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)