Apple prezantoi iMac-un e ri 21.5 inç me ekran 4K Retina. Modeli 27 inç tani me ekran 5K

Publikuar më: 13-10-2015

iMacRetina-Hero-PR-PRINTAshtu siç u vumë në dijeni ditë më parë, Apple e ka konfirmuar zyrtarisht përmes një dalje për shtyp. Kompania po zgjeron linjën e saj të kompjuterave iMac këtë herë duke implementuar ekranet Retina.

Modeli 21.5 inç iMac është paisur me ekran 4K Retina ndërsa modeli 27 inç tani ka ekran 5K. Gjithashtu kompania po nxjerr në shitje disa aksesorë wireless si Magic Trackpad, Magic Mouse dhe Magic Keyboard. Magic TrackPad është i paisur me teknologjinë Force Touch. screenshot-2015-10-13-08-50-31

Gjatë njoftimit për shtyp, Phil Schiller u shpreh: “Këto janë kompjuterat iMac më të mirë që kemi ndërtuar ndonjëherë. Me ekranet Retina, proçesorë dhe grafika më të fuqishme, modelet e reja iMac do të vazhdojnë të ofrojnë eksperiencën më të mirë për konsumatorët tanë.”

Këto modele të reja iMac po vinë në një moment ku po spekulohet për shitjet në rënie të këtyre produkteve. Vitet e fundit Apple vazhdimisht ka raportuar rritje të shitjeve të iMac pavarsisht se tregu global i kompjuterave tradicional është në rënie.

Modeli 27 inç i ri iMac do të kushtojë 1,799 dollar ndërsa ai 21.5 inç 1,099 dollar. (PCWorld Albanian)

Apple prezantoi iMac-un e ri 21.5 inç me ekran 4K Retina. Modeli 27 inç tani me ekran 5K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)