Apple prezantoi CareKit një softuer dedikuar zhvillimit të aplikacioneve të shëndetit

Publikuar më: 22-03-2016

carekit-640x426Ditën e djeshme u mbajt evenimenti i paralajmëruar i datës 21 Mars ku ndër të tjera u prezantuan iPhone SE dhe iPad Pro 9.7 inç. Megjithatë nuk përfundoi e gjitha këtu sepse Apple kishte rezervuar edhe disa surpriza të tjera ku ndër to spika CareKit, një strukturë softuerike me kod të hapur i cili mund të shfrytëzohet për të zhvilluar aplikacione shëndeti.

Në muajin Prill Apple po planifikon ta ofrojë këtë softuer. Produktet e tij do të bëjnë më të lehtë monitorimin e shëndetit, simptomave, ilaçeve dhe trajtimit. Në të njëjtën kohë dërgimi i të dhënave mjekësore tek doktorët do të jetë një proçedura shumë e lehtë.

Apple shpreson që CareKit të rrëmbejë po atë sukses që shijoi platforma e ngjashme ResearchKit një softuer ky për zhvillimin e aplikacioneve të shëndetit me karakter hulumtues.

Screen-Shot-2016-03-21-at-2.32.21-PM-640x307Aktualisht zhvilluesit dhe hulumtuesit kanë arritur të zhvillojnë aplikacione të cilët diagnostikojnë dhe monitorojnë simptomat e autizimit tek fëmijët, menaxhojnë sëmundjen e Alzhemier-it dhe grumbullojnë të dhëna për të parashikuar krizat e ardhshme epileptike.

Konkretisht, muajin e kaluar hulumtuesit e Universitetit të Harvardit prezantuan një aplikacion ndërtuar mbi ResearchKit i aftë të monitorojë shëndetin fizik dhe mendor të futbollistëve. (PCWorld Albanian)

Apple prezantoi CareKit një softuer dedikuar zhvillimit të aplikacioneve të shëndetit
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)