Apple pranon problemet e baterisë në iOS 9.2 me iPhone 6S dhe 6S Plus

Publikuar më: 19-01-2016

3063Apple ka pranuar ekzistencën e një problemi me matësin e përqindjes së baterisë të iPhone 6S dhe 6S Plus. Problemi bëhet real në momentin kur përdoruesit ndryshojnë manualisht orën dhe datën ose kur zonat e orareve ndërrohen automatikisht gjatë udhëtimeve.

Përdoruesit raportonin fikjen e iPhone 6S papritmas edhe pse gjendja e baterisë ishte në 100 %. iOS 9.2 është shkaktari kryesor i këtij dështimi ndërsa Apple njoftoi se po punon pë të gjetur një zgjidhje të përhershme të problemit.

Aktualisht deri në një përditësim të iOS, Apple sugjeron që këtë procedure për zgjidhjen e problemit:

  1. Rindizni telefonin
  2. Kaloni në automatike funksionin e përcaktimit të orareve dhe zonave

Por kjo nuk është hera e pare që Apple përfundon në telashe për shkak të cilësimeve të orës dhe dates. Për vite me radhë funksionaliteti i ndryshimit të orës shkaktonte problem tek alarmet duke lënë njërëz të shumtë pa një ditë pune.

Megjithatë Apple po përgatitet për iOS 9.3, përditësim i cili do ta shpëtonte Apple nga kjo situate e sikletshme. Ky vesion para dy ditësh u bë I disponueshëm për testuesit public Beta. (PCWorld Albanian)

Apple pranon problemet e baterisë në iOS 9.2 me iPhone 6S dhe 6S Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)