Apple planifikon të nxjerë në shitje një model të ri 4 inç të iPhone në 2016-tën

Publikuar më: 04-12-2015

Septimius_14Shitjet rekord të modeleve 4.7 inç iPhone 6S dhe 5.5 inç iPhone 6S Plus kanë thyer tabutë e Steve Jobs që thoshte se askush nuk do të pëlqente një iPhone me ekran të madh.

Megjithatë Apple akoma shet një model me ekran 4 inç, iPhone 5S, i cili tashmë i ka mbushur dy vite. Raportohet se në muajt e parë të 2016-tës Apple ka planfikuar të nxjerrë në shitje një version të përmirësuar të iPhone 5S sipas analistit të KGI Securities, Ming Chi Kuo.

Sipas hulumtimit të analistit në fjalë, modeli i ri iPhone me ekran 4 inç do të karakterizohet nga dizajn prej metali dhe mundësisht i disponueshëm në 2 ose 3 ngjyra. Ky telefon do të ketë proçesorin më të fundit të Apple A9 prezent në iPhone 6S dhe 6S Plus.

Kamera raportohet të ngelen po të njëjtat. E pasme 8 megapiksel dhe frontale 2 megapiksel. Por më interesant është çmimi i parashikuar nga analisti i cili thotë se do të kushtojë diku mes 400-500 Euro. Ky është çmim i ulët për një iPhone dhe herën e fundit që kompania shiti një telefon me kosto të tillë ishte iPhone 5C por që nuk pati sukses për shkak të harduerit mediokër që përmbante. iPhone 5C u largua nga shitja në shtator (PCWorld Albanian)

Apple planifikon të nxjerë në shitje një model të ri 4 inç të iPhone në 2016-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)