Apple përditëson katër platformat në: OS X 10.11.4, iOS 9.3, tvOS 9.2 dhe Watch OS 2.2

Publikuar më: 22-03-2016

Screen-Shot-2016-01-11-at-1.52.11-PM-640x369Tradicionalisht gjatë evenimenteve të Apple, kompania sjell edhe version të reja të platformave desktop dhe mobile. Këtë herë janë katër platforma që morën përditësimet respektive si iOs 9.3, OS X 10.11.4, tvOS 9.2 dhe WatchOS 2.2 ku që të gjithë janë të disponueshëm për shkarkim në paisjet e mbështetura.

iOS 9.3 padyshim është edhe më i rëndësishmi. Sjell një modalitet shumë përdoruesish për iPad-et e përdorura në institucione arsimore dhe siguri shtesë për aplikacionin Notes i ku tani e tutje mund të qaseni edhe me anë të një fjalë kalimi.

Disa përmirësime të tjera janë specifikisht për iPhone 6S dhe iPad Pro ndërsa në terësi ngelen të njëjtat, rregullimet e gabimeve. Sa i përket platformës desktop OS X edhe kjo e fundit sjell më shumë siguri tek aplikacioni i shënimeve dhe mbështetjen për fotot live në aplikacionet e Mesazheve dhe Fotove.

tvOS rregullon një sërë gabimesh ndërsa risi e këtij versioni është mbështetja për sekdarët. WatchOS 2.2 në Apple Watch sjell një version të ri të aplikacionit të hartave me funksionalitete të kërkimit të vendodhjeve. Madje tani e tutje përdoruesit kanë mundësi të ndërlidhin disa orë inteligjente me një iPhone të vetëm. (PCWorld Albanian)

Apple përditëson katër platformat në: OS X 10.11.4, iOS 9.3, tvOS 9.2 dhe Watch OS 2.2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)