Apple përditësoi linjën e laptopëve 12 inç MacBook me proçesorë, grafika dhe bateri të re

Publikuar më: 19-04-2016

BN-NP692_MACBOO_J_20160418211612Apple ditën e sotme përditësoi linjën 12 inç të laptopëve MacBook. Kompania jo vetëm që solli një proçesor të ri, grafika të reja, jetëgjatësi më të lartë të baterisë por edhe një ngjyrë të re të laptopit.

Ekzistojnë dy konfigurime standarte të laptopit të ri ku që të dy përmbajnë proçesorët më të fundit Intel Skylake duke lënë pas ato Broadwell. Modeli 1,199 dollarësh vjen me një proçesor 64Bit 1.1 Ghz Intel Core M3 me frekuencë Turbo deri 2.2 Ghz dhe 256GB memorje të brendshme.

Modeli 1,599 dollarësh fuqizohet nga një proçesor 64Bit 1.2 Ghz Intel Core M5 me frekuencë Turbo 2.7 Ghz dhe 512GB memorje të brendshme. Secili prej modeleve vjen me opsionin për të instaluar proçesorin Intel Core M7 me frekuencë 1.3 Ghz.

Të dy modelet MacBook ofrojnë një RAM standart prej 8GB dhe grafika Intel HD 515 që mbështetin rezolucione deri në 2304×1440 piksel. Kjo linjë laptopësh vijon të përmbajë vetëm një portë USB-C e cila mund të shfrytëzohet për ngarkim, transferim të dhënash dhe lidhje të ekraneve të jashtme.

Laptopi ruan po ato përmasa të modelit të vitit të kaluar. Sipas Apple, jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar më së shumti me 10 orë gjatë shfletimit në ueb. Gjithashtu kompania shtoi edhe një opsion të re ngjyre prej floriri në ngjyrë rose. (PCWorld Albanian)

Apple përditësoi linjën e laptopëve 12 inç MacBook me proçesorë, grafika dhe bateri të re
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)