Apple përballet me probleme. Një mesazh tekst mund të shkaktojë dështimin e platformës iOS

Publikuar më: 27-05-2015

32d3e955-eb0b-489c-a716-56b7ff986dcf-1020x612Një problem në sistemin operativ të Apple iOS mund të rezultojë me dështimin e platformës thjesht me dërgimin e disa karaktereve në një mesazh.Ky gabim, zbuluar nga përdorueit të Reddit, shkakton një rindezje të smartfonit me anë të një mesazhi përsa kohë marrësi nuk është duke lexuar atë mesazh në kohë reale.

Siduket e gjithë çështja çalon kur iPhone, iPad dhe iPod përpiqen të pasqyrojnë një tekst në gjuhën arabe çka rezulton me dështim të sistemit operativ iOS

Për të adresuar këtë gabim është i nevojshëm dërgimi i një teksti specifik përmes iMessage ose SMS-je nëse doni të provoni impaktin e saj. Duke qenë se ky tekst është tepër specifik, është pothuajse e pamundur që një tekst i tillë të dërgohet aksidentalisht. Disa përdorues që janë bërë viktimë disaher e këtij gabim kanë raportuar se nuk janë në gjëndje as të aksesojnë aplikacionin iMessage.

iphone_image_for_a_3319471b

Por ky nuk është gabimi i pare që paisjet e Apple po përballen. Probleme me aplikacione të palëve të treta kanë shkaktuar probleme të ngjashme në të kaluar ku mund të përmendin rastin e Snapchat ku sulmuesit ishin në gjëndje të shkaktonin dështimin e sistemit operativ me mbi ngarkim të informacionit. Apple konfirmoi zyrtarisht se ishin në dijeni të këtij gabimi dhe se po punonin për ta zgjidhur me anë të një përditësimi. (PCWorld Albanian)

Apple përballet me probleme. Një mesazh tekst mund të shkaktojë dështimin e platformës iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)