Apple përballet me kërkesë të lartë të iPhone 7 dhe 7 Plus

Publikuar më: 15-09-2016

Janë shitur të gjitha njësitë e para të iPhone 7 Plus njoftoi Apple ditën e sotme ndërsa telefonët do godasin tregjet ditën e nesërme. Funizimet e modelit me ekran 5.5 inç të iPhone janë shteruar e të njëjtin fat ka patur edhe modeli 4.7 inç në ngjyrë të zezë u shpreh kompania.

Konsumatorët të cilët do tu drejtohen dyqaneve ditën e Premte nuk do të kenë mundësi të blejnë nga vitrina por duhet të bëjnë porositë online për modelet e dëshiruara. “Ne e vlerësojmë durimin e pacientëve tanë ndërsa po punojmë për të ofruar iPhone për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës i Apple për agjensinë e lajmeve Reuters.

7 Shtator Apple lançoi modelin e ri të iPhone me kamër të përmirësuar dhe duke eleminuar kufjet tradicionale 3.5 mm në favor të një teknologjie të re. Këtë vit kompania vendosi të mos publikonte statistikat e shitjeve të javës së parë iPhone 7 dhe 7 Plus.

Ky vendim ngjalli frikë në Wall Street ku të gjithë i tremben shitjeve të dobëta të iPhone. Operatorët celular Amerikanë si Sprint dhe T-Mobile raportuan kërkesa të lartë duke rritur vlerën e aksioneve të Apple. (PCWorld Albanian)

Apple përballet me kërkesë të lartë të iPhone 7 dhe 7 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)