Apple paditet në gjykatë për shkelje të patentave me teknologjinë e prekjes 3D

Publikuar më: 15-02-2016

AppleHeadApple gjendet përsëri në mesin e kritikave për shkelje të të drejtave autoriale të një patentetë pronësi të Immersion. Gjatë një konference për shtyp kjo e fundit tha se kishte paditur në gjykatë Apple dhe gjigandin amerikan të telekomunikacionit At&T për shkelje të tre patentave.

Sipas kompanisë në fjalë, iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus dhe Apple Watch kanë përdorur teknologjitë e saj në sistemet e ekraneve me prekje. Por kjo nuk është hera e parë që Immerson dërgon një padi në gjykatë ndaj një kompanie të ngjashme me Apple. Në të kaluarën pre e saj kanë qenë Sony, Google, Microsoft dhe HTC duke rezultuar fitues ndaj Sony, Google dhe Microsoft.

Tani në rastin e Apple, Immerson kërkon dëmshpërblim për shkeljen e patentave dhe ndalimin e shitjeve të çdo paisjeje që bart këtë teknologji. Aktualisht Apple gjendet në pozita të vështira kjo për shkak të një beteje tjetër ligjore atë të “Gabimit 53” i cili ndalonte nga funksioni çdo iPhone nëse riparohej nga një teknik i paautorizuar nga vetë komapania.

Gjithashtu një tjetër betejë ligjore e pret ku shkak është bërë një raport se Apple ka “rënduar” iOS 9 me qëllim që të shtyjë përdoruesit të blejnë telefonët më të fundit të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Apple paditet në gjykatë për shkelje të patentave me teknologjinë e prekjes 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)