Apple organizon me 7 Shtator evenimentin e prezantimit të modeleve të reja të iPhone

Publikuar më: 30-08-2016

Screen-Shot-2016-08-29-at-12.08.01-PM-800x659Apple dërgoi ditën e djeshme ftesat e para për mediat në evenimentin e radhës i cili do të mbahet më 7 Shtator në orën 18:00 me orën tonë lokale. Ky eveniment, tani historik për kompaninë, siç të gjithë ju prisni do të jetë pikërisht ai i prezantimit të modeleve të reja të iPhone.

Këtë vit pritet të mos ketë devijime në strategjinë e kompanisë me produktet e saj mobile dhe gjer tani sipas spekulimeve do të jenë dy iPhone, 7 dhe 7 Plus, të cilët do të sjellin kamera më të mira, procesorë më të shpejtë por nuk do të kenë një portë kufjesh 3.5 mm.

Së bashku me të rejat e harduerit, Apple do të sjellë versionin final të iOS 10 pas një fazë të gjatë beta. Krahas tij do të përditësohet edhe platformat e tjera si macOS, watchOS dhe tvOS.

Edhe prezantimi i harduerëve të tjerë është terësisht i mundur. Modelet e reja të Apple Watch dhe MacBook Pro me shumë gjasa do të mbërrijnë në evenimentin e tetorit ndërsa iPad Pro ka mbushur një vit që është në treg. Ditën e prezantimit do të mund të na ndiqni live në PCWorld Albanian me të rejat më të fundit nga Apple. (PCWorld Albanian)

Apple organizon me 7 Shtator evenimentin e prezantimit të modeleve të reja të iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)