Apple nuk është më kompania dominuese e tregut të tabletëve

Publikuar më: 01-08-2015

041431-britain-us-apple-ipad Kur iPad u prezantua në vitin 2010, mund të themi se tabletët në treg ishin shumë të rrallë dhe zor se njiheshin nga konsumatorët. Sigurisht që në ato momente kompanitë si Microsoft kishin eksperimentuar me këto lloj pajisjesh por nuk kishin arritur ti sillnin ato tek përdoruesit.

Vetëm një vit pas lançimit, Apple shiti plot 10 milion iPad brenda një tremujori. Duke parë suksesin e iPad dhe prodhues të tjerë u munduan të sillnin në treg të tilla pajisje por asnjeri prej tyre nuk ja doli të mposhte iPad-in. Për disa vite me radhë tregu i tabletave u cilësua si monopol që zotërohej nga Apple.07312015-cotd

Por të dhënat e publikuara së fundmi nga firma analitike IDC, tregojnë se gjërat kanë ndryshuar. Në grafikun e publikuar nga IDC shihet qartë se shitjet e iPad-it kanë rënë shumë, ndërkohë që shitjet e Samsung kanë pësuar një rritje të lehtë. Ajo që vihet re është se tregu i tabletave sot dominohet nga një numër prodhuesish të vegjël të grupuar së bashku. Tabletat e këtyre prodhuesve përbëjnë rreth 60% të tregut.

Ndër këtë grup, Lenovo është prodhuesi më i madh me 6%. Pavarësisht rënies së dominancës së Apple mund të themi se dhe tregu i tabletave në tërësi është duke përjetuar një periudhë të keqe. Shitjet e tabletave kanë rënë me 7% krahasuar me një vit më parë. Me sa duket konsumatorët nuk janë më aq të interesuar në ekranet e mëdhenj të tabletave kur mund të kenë gjithçka që duan në smartfonin e tyre. (PC World Albanian)

Apple nuk është më kompania dominuese e tregut të tabletëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)