Apple nis prodhimin e gjeneratës së re të iPhone pajisur me teknologjinë ForceTouch

Publikuar më: 28-06-2015

4-inch-iPhone-6Gjigandi i teknologjisë, kompania Apple mësohet se sapo ka nisur prodhimin e modelit të ardhshëm të iPhonit, modele të cilët do të jetë të pajisur me veçorinë ForceTouch. ForceTouch është një teknologji e re e cila në sajë të sensorëve tepër të fuqishëm përcakton nëse përdoruesi është duke e prekur ekranin fortë apo lehtë. Muajin që vjen pritet të intensifikohet akoma më shumë procesi i prodhimit.

ForceTouch debutoi për herë të parë në ekranin e Apple Watch dhe në modelin më të fundit të MacBook. Në sajë të kësaj teknologjie, Apple pritet të sjellë funksione të reja në pajisjet e saj. ForceTouch mund të shihet gjithashtu si një përpjekje e Apple për t’ja kaluar Samsung, i cili këtë vit solli smartfonin me ekran të lakuar.

Lancimi i iPhonëve me ekrane të mëdhenj vitin e shkuar, e vendosi Apple në të njëjtën linjë me kompanitë e tjera përsa i përket përmasave të ekranit. Shitjet e këtyre dy modeleve të iPhonëve patën të sukses të padiskutueshëm që në ditët e para të hedhjes në treg. (PC World Albanian)

Apple nis prodhimin e gjeneratës së re të iPhone pajisur me teknologjinë ForceTouch
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)