Apple në bisedime për blerjen e McLaren, ky i fundit hedh poshtë spekulimet

Publikuar më: 22-09-2016
An Apple logo hangs above the entrance to the Apple store on 5th Avenue in the Manhattan borough of New York City, July 21, 2015. REUTERS/Mike Segar/File Photo

Ekipi Britanik i Formula 1 McLaren hodhi poshtë të gjitha supozimet ditën e Mërkure se Apple ishte pranë blerjes se grupit.

Një raport i Financial Times citonte se Apple kishte kontaktuar me Ron Denis, shefin e McLaren, për një blerje të mundshme në përpjekje për të transfomuar industrinë e automobilave.

Pas raportimit të FT, i menjëhershëm ishte reagimi i drejtuesve të lartë të McLaren të cilët mohuan të gjitha spekulimet.

“E konfirmojmë se McLaren nuk është në diskutime me Apple për një investim të mundshëm,” u shpreh një zëdhënës i McLaren. Financial Times duke cituar tre burime tha se kishte pasur diskutime të përgjithshme për një investim strategjik madje është folur edhe për një blerje.

Grupi McLaren vlen më shumë se 1.3 miliard dollar. Ekipi garues në Formula 1 është i dyti më i suksesshmi në histori pas Ferrarit. (PCWorld Albanian)

Apple në bisedime për blerjen e McLaren, ky i fundit hedh poshtë spekulimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)