Apple në bashkëpunim me IBM sjellin 10 aplikacione të reja për sipërmarrjet

Publikuar më: 23-07-2015

ibm_apple_loan_track_iphone-100597654-mediumDy gjigandët teknologjikë Apple dhe IBM kanë vendosur mes tyre një marrëveshje të ngushtë bashkëpunimi. Në kuadër të kësaj marrëveshje të dyja kompanitë kanë ndërtuar 10 aplikacione të reja. Korrikun e vitit të shkuar, u bë publik lajmi se Apple dhe IBM po punonin për zhvillimin e disa aplikacioneve, kryesisht në fushën e shëndetit, tregtisë dhe sigurisë. Përveç kësaj IBM deklaroi se do të mbështesë dhe shesë harduerët e Apple.

10 aplikacionet e para të ndërtuara falë të kësaj marrëveshje u lançuan në muajin Dhjetor ndërkohë të tjera mbërritën në muajin Mars dhe Prill. Këto aplikacione përfshijnë fusha tepër interesante, 4 prej tyre bëjnë pjesë në kategorinë e eksperiencës së punonjësve.

Aplikacioni Travel Plane ndihmon punonjësit të planifikojnë udhëtimet e tyre të punës dhe të gjejnë vende për tu akomoduar. Një aplikacion tjetër, Travel Track i cili është i disponueshëm si për iPhone dhe Apple Watch ndërton itinerarin e udhëtarëve duke e shfaqur atë sipas kohës dhe vendodhjes.

Aplikacione të tjera si Shift Track, Shift Sync, Loan Advice apo Expert Resolve ruajnë oraret e punës, periudhat e pushimeve, dhe ndihmojnë në vendosjen e marrëdhënieve mes punonjësve dhe punëdhënësve. Pra aplikacionet janë kryesisht të dizenjuara për tu përdorur në ambjentet e punës dhe për të pasur një informacion të qartë përsa i përket orareve. IBM dhe Apple ende nuk ka dhënë informacion përsa i përket ruajtjes së informacioneve të punonjësve.

Një klient i rëndësishëm i këtyre kompanive është qeveria japoneze i cili i ofron punonjësve të saj pajisje iPad të shoqëruar nga aplikacionet e ndërtuara nga Apple dhe IBM. CEO i Apple, Tim Cook u shpreh se e sheh këtë marrëveshje me IBM si një mënyrë për të rivitalizuar shitjet e linjës iPad. (PC World Albanian)

Apple në bashkëpunim me IBM sjellin 10 aplikacione të reja për sipërmarrjet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)