Apple mund të shesë 40 milionë iPad Mini brenda vitit

Publikuar më: 06-08-2012
Apple mund të shesë 40 milionë iPad Mini brenda vitit

Analistët parashikojnë që nëse, Apple lanson iPad Mini-t e vet të supozuar, ajo mund të shesë 40 milionë njësi të këtij tableti 7-inçësh brenda vitit të parë.

Analisti i RBC Capital, Amit Daryanani dërgoi një shënim kërkimi të enjten, duke pretenduar se iPad Mini i Apple do të gjeneronte të ardhura prej rreth 40 milionë $ nga shitja e pajisjes së saj, duke shtuar një shtesë ekstra prej 1.15$ në fitimet e aksioneve, raporton Forbes.

Sipas spekulimeve më të fundit, iPad Mini mund të lansohet në një event special më 12 shtator bashkë me iPhone 5.

Edhe pse Apple nuk e ka konfirmuar një datë zyrtare lansimi, ose të paktën ekzistencën e një pajisjeje të tillë, ajo deklaroi se do të këtë një “tranzicion rënie” kur flitet për të ardhurat e saj në tre muaj e fundit.

Daryanani tha në shënimin e tij se furnizimi zinxhir i Apple tregon se ato po përgatiten për një lansim të fuqishëm në vjeshtë.

Ndoshta do të shfaqet në të vërtetë iPad Mini në vjeshtë, apo thjeshtë është një deklaratë e rreme nga Apple, dhe ndoshta produkti do të vonojë së debutuari? (PCWorld Albanian)

Apple mund të shesë 40 milionë iPad Mini brenda vitit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)