Apple mund të prezantojë një model të tretë iPhone me sistem kamera të dyfishtë

Publikuar më: 20-07-2016

iphone-7-iphone-7-plus-iphone-7-pro-backNjë javë më parë sajti francez NowHereElse publikoi një foto në të cilin pretendohej të ishte fotografuar një iPhone 7. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ditën e djeshme po e njëjta uebfaqe po lë të kuptohet se ky mund të jetë viti i një ndryshim të madh në strategjinë e kompanisë. iPhone 7 Pro supozohet të jetë produkt më i ri i linjës iPhone të Apple i cili do të rreshtohet krahas iPhone 7 dhe 7 Plus.

Saktësisht janë publikuar dy foto të cilat tregojnë tre modele iPhone që qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin. Siç mund të prisnit iPhone 7 Plus është më i madh se iPhone 7 ndërsa modeli 7 Pro mund të jetë akoma më i fuqishëm se 7 Plus.

Kjo nuk është hera e parë që pretendohet për një model të tretë iPhone sepse muajin e kaluar një dyqan kinez riparimi telefonësh citonte tre komponentë të ndryshme për gjeneratën e re të iPhone.

iphone-7-iphone-7-plus-iphone-7-pro-front

Gjithashtu analisti i Apple Ming Chi Kou nga KGI Securities parashikonte një iPhone 7 Plus me kamër të dyfishtë. Nëse imazhet e paraqitura janë reale atëherë nuk do të jetë iPhone 7 Plus me kamerën duale po iPhone 7 Pro. Arsyet se pse Apple ka vendosur dy të tilla janë të shumta.

Një sistem me dy lente mund të përmirësojë thellësinë e imazheve, cilësinë e fokusit dhe performancën në dritë të pakët. Së fundi në pjesën e pasme të iPhone 7 Pro vihet re një konektor inteligjent të cilët janë shfrytëzuar gjerësisht tek iPad-ët përmes të cilit mund të vinin në funksion një tastierë. Në rastin e iPhone 7 Pro besojmë se jetë një konektor për bateri të jashtme. (PCWorld Albanian)

Apple mund të prezantojë një model të tretë iPhone me sistem kamera të dyfishtë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)