Apple mund të përballet me një gjobë 626 milion dollarëshe

Publikuar më: 04-02-2016

Apple-company-logoApple do të paguajë 626 milion dollar një kompanie amerikane të liçensimit të patentave ka vendosur një gjykatë në shtetin e Teksasit në SHBA.

Shkelja e Apple ka të bëjë me një teknologji përdorur nga Apple në sistemin e saj të mesazhimit në aplikacionin FaceTime dhe iMessage në 2010-tën. Kjo shkelje vjen menjëherë pas asaj të 2012-tës kur Apple kishte abuzuar me patentat e Virnet X.

Gjykata teksane citon se shkeljet e Apple kanë qenë të qëllimshme, një faktor ky i cili mund të rrisë dëmin që i shkaktohet gjigandit amerikan. Kjo gjykatë ka një nam famëkeq ku jo pak herë në vendime ka favorizuar pronarët e patentave në kurriz të atyre që pretendohet të kenë bërë shkelje.

As Apple e as VirnetX nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me këtë çështje. (PCWorld Albanian)

Apple mund të përballet me një gjobë 626 milion dollarëshe
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)