Apple mund të largojë nga përdorimi portën 3.5 mm audio me iPhone 7

Publikuar më: 11-01-2016

DSC01628-640x427iPhone 7 u vu në qëndër të vëmendjes këtë javë ku një raport citon se dizajni i ri i telefonit do të lërë jashtë portën 3.5 mm të audios. Kjo do të kontribonte në një iPhone akoma edhe më të hollë.

Besohet se Apple po konsideron disa mundësi për të zëvendësuar portën 3.5 mm të kufjeve. Një opsion mund të jetë lidhja përmes portës të ngarkimit. Për të të të mundur ngarkim dhe dëgjimin e muzikës në të njëjtën kohë, Apple do ti duhet të integrojë ngarkimin wireless prezent tek konkurrentët aktual si Galaxy S6.

Ndërsa opsioni tjetër janë kufiet wireless, teknologji të cilën Apple mund të ketë zhvilluar falë blerjes së BeatsAudio. Largimi i portës 3.5 mm përveçse sjell një telefon më të hodhë hapësira e shfrytëzuar mund të përdoret për kapacitet ekstra të baterisë. (PCWorld Albanian)

Apple mund të largojë nga përdorimi portën 3.5 mm audio me iPhone 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)